22.11.2014 Views

“Kimia 7-8-9”e-mail - Albas

“Kimia 7-8-9”e-mail - Albas

“Kimia 7-8-9”e-mail - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Kimia 7-8-9”

T e s t i m i

Testimi mund të shihet si një instument për matje sipas një synimi ose objektivi të

caktuar. Testimi pasohet gjithmonë nga vlerësimi.

Testimi dhe vlerësimi janë dy koncepte me ecuri të ndryshme, por të pandara nga

njëra-tjetra.

Testimi përfaqëson procedurën, gjatë së cilës me anë të testeve maten njohuritë,

aftësitë dhe suksesi.

Llojshmëria e testeve përbën një bazë të gjerë për vlerësimin e njohurive në lëndën

e kimisë. Vetë testi përmban një sërë pyetjesh dhe detyrash, që kanë të bëjnë me

materialin mësimor dhe që hartohen nga mësuesit e lëndës.

Testet mund të jenë:

Testi objektiv

Testi formues

Testi përmbledhës

- që hartohen nga vlerësues të ndryshëm në mënyrë të

pavarur dhe që kanë për qëllim vlerësimin për nivelin e njohurive,

të shprehive dhe të aftësive të nxënësve që testohen. Këto

lloje testesh, bazohen në një çelës përgjigjesh të sakta dhe në

to zbatohet kriteri i vlerësimit i vendosur në çdo test. Si forma

të testeve objektive do të përmendnim: teste me përgjigje

alternative, p.sh., e vërtetë ose e gabuar, teste me kombinime,

si p.sh., bashko me shigjeta, teste me alternativa të shumta,

si p.sh., qarko përgjigjen e saktë si dhe teste me përgjigje të

shkurtra dhe me plotësim, si p.sh., plotëso fjalitë e mëposhtme.

- që përdoren kryesisht në formën e paratestit për të vlerësuar

nivelin e njohurive dhe aftësive të nxënësve, përpara fillimit të

mësimit, pra të vlerësosh se çfarë dinë nxënësit dhe ky vlerësim

bëhet i krahasueshëm me pastestin në fund të kapitullit. Në këtë

mënyrë vlerësohet sasia e njohurive të fituara gjatë një periudhe

të caktuar dhe këto të dhëna krahasuese i shërbejnë mësuesit

për të organizuar punën me nivele brenda klasës.

- që shërben për të matur nivelin e suksesit dhe realizohet

kryesisht në mbarim të kurrikulës shkollore, si dhe testet

diagnostikuese, që përdoren për të matur arritjet e nxënësve

në një drejtim të caktuar.

Për përcaktimin e një testi, në radhë të parë, duhen pasur

parasysh objektivat, së dyti përmbajtja që duhet të fillojë nga

më e lehta te më e vështira dhe së treti, përgjigjet të jenë në

përputhje të plotë me pyetjet e drejtuara.

40

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!