22.11.2014 Views

“Kimia 7-8-9”e-mail - Albas

“Kimia 7-8-9”e-mail - Albas

“Kimia 7-8-9”e-mail - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Kimia 7-8-9”

20

Realizimi i kësaj faze ka për qëllim:

- Së pari: njohuritë e reja që do të merren janë brenda një konteksti të njohur, pra

do të jenë më të qëndrueshme.

- Së dyti: ky është një proces ndërgjegjësimi për njohuritë vetjake që ai i zotëron,

dhe lidhja e tyre në mënyrë harmonike me ato njohuri që ai do të marrë, duke krijuar

një urë lidhëse midis informacionit që ai ka dhe informacionit të ri që ai do të marrë.

- Së treti: realizohet të nxënit e qëllimshëm nëpërmjet diskutimeve për pikat e

njohura dhe ato të panjohura, të atyre që i dinë ndryshe, informacionit kontradiktor

për të cilin duhet të mbajnë qëndrim etj., duke i çuar kështu drejt përgjigjes së

pëlqyer, të sigurojë përgjigjet për pyetjet që ai bën vetë.

Realizimi i kuptimit - është faza e dytë e strukturës për të menduarin dhe të

nxënit, është faza ku nxënësi bie në kontakt me informacionin apo me idetë e reja. Ky

informacion mund të jepet nëpërmjet tekstit, eksperimentit etj. Ndikimi i mësuesit gjatë

kësaj faze është minimal dhe kërkohet që nxënësi të ruajë përfshirjen aktive dhe të

pavarur. Detyra themelore e kësaj faze është:

- Së pari: ta mbajë nxënësin të përfshirë duke ruajtur interesin dhe ritmin e

vendosur gjatë fazës së evokimit.

- Së dyti: të mbështesë përpjekjet e nxënësit për të kontrolluar të kuptuarit.

Nxënësit që lexojnë dhe kuptojnë mirë, e kontrollojnë të kuptuarit për informacionin

e ri që në çastin kur e kontaktojnë atë. Nëse të kuptuarit është i zbehtë, duhet rilexuar,

ndërsa, kur kuptimi është i mirë, atëherë kërkohet sqarim i mëtejshëm për ato që nuk

janë kuptuar ose sqaruar mirë.

Gjatë kësaj faze, lidhet në mënyrë të qëllimshme informacioni i ri me atë që nxënësit

kanë njohur më parë.

Reflektimi - është një fazë që ndodh edhe që të harrohet gjatë mësimdhënies, por është

një fazë kryesore. Gjatë kësaj faze, nxënësit konsolidojnë të nxënit e ri dhe ristrukturojnë

në mënyrë aktive skemën e tyre të njohurive të mëparshme për të përshtatur konceptet e

reja në një format të ri. Gjatë kësaj faze nxënësit, ndihmojnë të nxënit e qëndrueshëm.

Në fazën e reflektimit, pritet që nxënësit të fillojnë të shprehin me fjalët e tyre idetë dhe

informacionin që kanë takuar dhe asimiluar. Nxënësit kujtojnë më mirë atë që ata kanë

kuptuar kur mund ta shprehin me fjalët e tyre, me një fjalor vetjak, të familjarizuar për ta.

Kur informacioni vendoset brenda një strukture të qëndrueshme, atëherë ai është më i

qëndrueshëm dhe lidhet me të nxënit afatgjatë. Kjo fazë që përdor gjerësisht diskutimin,

shërben edhe për të realizuar ndryshimet si në zgjerimin e fjalorit shprehës, ashtu edhe në

rikonceptimin e të nxënit më të zhdërvjellët, më të përdorshëm dhe më të zbatueshëm.

Struktura E R R është një mënyrë shumë e mirë për t’i udhëhequr nxënësit në të

gjitha nivelet e të nxënit përmes tekstit shkollor, eksperimentit etj.

Kur teksti është kompleks, procesi është më i dobishëm. Pyetjet e hapura e drejtojnë

të lexuarin e nxënësit dhe mund t’i japin kuptim materialit të ndërlikuar. Kjo ndihmon për

të siguruar atë strukturë që i ndihmon ata të ndërtojnë të kuptuarit. Strukturat e hapura

nuk e pengojnë analizën kritike, por i paraprijnë mendimit të hapur.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!