22.11.2014 Views

“Kimia 7-8-9”e-mail - Albas

“Kimia 7-8-9”e-mail - Albas

“Kimia 7-8-9”e-mail - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Kimia 7-8-9”

16

Mësuesi si menaxhues i situatës, përdor dërrasën e zezë apo tabakë letre për

hedhjen e ideve, të cilat nuk komentohen. Idetë e shkruara duhet të jenë të dukshme,

të shkruara qartë dhe nënvizimet të jenë të dallueshme nga pjesa tjetër e ideve që nuk

janë të vlefshme. Në fund, mësuesi bën përmbledhjen dhe komentet e duhura.

Eksperimenti është një tjetër metodë që përfaqëson një përsëritje të kontrolluar në

kushte laboratorike, të dukurive natyrore. Ajo përdoret për të parë ndikimin e faktorëve

të ndryshëm në zhvillimin e këtyre dukurive apo për të përcaktuar një rrugë të re për

realizimin e diçkaje.

Kjo metodë është shumë e rëndësishme në lëndën e kimisë. Gjatë zbatimit të saj,

synohet që kryerja e veprimtarisë praktike, ta nxisë nxënësin për të vëzhguar, për të

mbledhur të dhëna, për t’i interpretuar ato si dhe për të nxjerrë përfundime, si p. sh.,

vetitë kimike të metaleve, elementi galvanik, elektroliza, ndarja e substancave nga

tretësirat etj.

Eksperimenti synon të:

• vërtetojë ose të hedhë poshtë hipotezat e ngritura;

• përcaktojë mënyrën se si ndikojnë në proces ndryshimi i kushteve;

• nxjerrë ligjësi apo përfundime;

• gjejë rrugë të reja implementimi;

• tregojë në mënyrë praktike dukuri, duke përmirësuar ndjeshëm shkallën

e të nxënit.

Nëpërmjet eksperimentit, nxënësit kuptojnë thelbin e dukurisë apo ligjësisë, zhvillojnë

aftësitë për punë të pavarur, nxitin të menduarin aktiv, sintetik dhe analitik, krijojnë

shprehi për përdorimin e aparaturave, njohin dhe respektojnë rregulla të caktuara etj.

Eksperimenti, kur është e mundur, mund të përdoret me sukses edhe si detyrë

shtëpie, si në rastin e pastrimit të kripës së gjellës, eksperimentit që tregon kristalizimin

e sulfatit të bakrit etj.

Demonstrimi përfaqëson një teknikë të përdorshme në lëndën e kimisë. Kjo teknikë

tregon se si të paraqesësh një veprim ose të përdorësh një procedurë.

Në thelb, demonstrimi është një prezantim vizual i sendeve, dukurive ose proceseve.

Demonstrimi përfaqëson në të njëjtën kohë mënyrën me të cilën mësuesi modelon

paraqitjen, analizën dhe sintezën. Roli i nxënësit gjatë zbatimit të kësaj teknike është ai

i vëzhguesit, i regjistruesit të informacionit, të aftësive dhe shprehive.

Kur materiali teorik shoqërohet me demonstrim të eksperimenteve gjatë shtjellimit të

temës së mësimit, informacioni që përcillet te nxënësit, është më i qenësishëm, pasi ai

përcillet nëpërmjet vëzhgimit dhe dëgjimit.

Diagrami i Venit është një teknikë mësimore që shërben për përcaktimin e anëve të

përbashkëta dhe të dallimeve midis dy ose më shumë koncepteve, dukurive, kategorive

sistematike etj.

Në mënyrë grafike kjo teknikë paraqitet përmes strukturave të dy ose më shumë

rrathëve që priten mes njëri-tjetrit. Në sektorin e prerjes së këtyre rrathëve renditen

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!