22.11.2014 Views

“Kimia 7-8-9”e-mail - Albas

“Kimia 7-8-9”e-mail - Albas

“Kimia 7-8-9”e-mail - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Kimia 7-8-9”

Modele alternative të planifikimit të një ore mësimore

Disa modele të planifikimit të orës së mësimit në lëndën e kimisë, mund të jenë një

alternativë më shumë për të hartuar një plan pune efektiv.

Lënda:

Kimia 7

Kuptimi për lëndën. Dukuritë fizike. Vetitë fizike të lëndës.

Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë i aftë:

1. Të njohë dhe dallojë gjendjet e lëndës.

2. Të shpjegojnë ç’janë dukuritë fizike.

3. Të listojnë disa veti fizike të lëndës.

Fjalë kyç: lëndë, dukuri fizike, ndryshim

Mjetet:

objekte të ndryshme, provëza, ujë, kripë, sheqer, vaj,

pluhur shkumësi, gotë kimike, hinkë etj.

Struktura e mësimit: E R R

Evokimi:

1 - Verifikim

2 - Analizë

3 - Vlerësim

U jepet detyrë nxënësve që në fletoren e klasës të ndërtojnë tri tabela dhe në to të shkruajnë

emrat e objekteve që janë të ndërtuara prej druri, qelqi, metali. Në një grupim më vete nxënësit

do të listojnë disa objekte që janë të ndërtuara me përzierje të këtyre materialeve.

Realizimi i kuptimit:

Në dërrasën e zezë mësuesi/ja shkruan fjalën LËNDË. ( kllaster)

U prezanton nxënësve objektivat që do të realizojmë për këtë orë mësimi.

e ngurtë ← Lëndë → e gaztë

e lëngët

Mësuesi/ja thekson se lëndët kanë veti fizike të ndryshme dhe u kërkon nxënësve t’i

klasifikojnë ato duke i emërtuar:

qelqi - i thyeshëm, i tejdukshëm, nuk e përcjell rrymën elektrike,

metali - i fortë, telëzohet, përcjell rrymën elektrike,

druri - ka erë, ndryshon formë, ka ngjyrë,

kripa, sheqeri - kanë ngjyrë, kanë shije, treten në ujë,

vaji - nuk tretet në ujë, ka shije, ka erë.

Nxënësve u drejtohet pyetja: - A ndryshojnë vetitë fizike të lëndëve? Dhe kërkohet

që ata të shpjegojnë përgjigjen.

Përgjigja e saktë: Lëndët ndryshojnë nga vetitë fizike nga njëra-tjetra, por ato veti

ruhen për çdo lëndë dhe nuk ndryshojnë edhe pse lëndën

mund ta copëtojmë, ta tresim apo ta avullojmë.

Përfundimi pas shpjegimit është: Dukuritë gjatë të cilave lënda ruan vetitë e saj,

quhen dukuri fizike.

26

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!