22.11.2014 Views

“Kimia 7-8-9”e-mail - Albas

“Kimia 7-8-9”e-mail - Albas

“Kimia 7-8-9”e-mail - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Kimia 7-8-9”

Probleme të planifikimit të mësimit

Në përballjen me tekstin mësimor për herë të parë, mësuesi krijon idenë se ai di

shumë më tepër se ç’është e shkruar në tekst, këto njohuri i japin atij një lloj sigurie.

Mendimi mund të shkojë edhe më tej... nuk ka nevojë të planifikojë se çfarë duhet të bëjë

në një orë mësimi. Baza e njohurive që disponon çdo mësues është e domosdoshme,

por jo e mjaftueshme për një mësimdhënie efektive.

Rudyart Kipling, novelist anglez i shekullit të 20-të ka thënë:

“Unë mbaj me vete gjashtë njerëz të ndershëm që më ndihmojnë. Ata më kanë

mësuar mua çdo gjë që di. Emrat e tyre janë: çfarë dhe pse, kur dhe si, ku dhe kush

(seti i pyetjeve magjike).

Po të njëjtave pyetje duhet t’u përgjigjet edhe planifikimi i mësimit:

1. Çfarë duhet të arrihet?

2. Pse duhen aftësitë dhe shprehitë që duhet të krijohen?

3. Kur dhe ç’radhë duhet të ndjekin gjërat?

4. Si duhet të arrihet?

5. Ku do ta kryejnë?

6. Kush duhet t’i kryejë?

Plani mësimor ditor është një çelës që të hap dyert për një mësimdhënie efektive.

Planifikim do të thotë: të detajosh elementet përbërëse të një ore mësimi që, duke u

lidhur ditë pas dite, të realizojë zhvillimin e lëndës gjithëvjetore.

Pavarësisht nga formati i zgjedhur, pavarësisht nga shkalla e formimit profesional,

planifikimi ditor është një parakusht për të realizuar një mësimdhënie me një feed-back

pozitiv. Për të qenë i suksesshëm, në vazhdim, duhet patjetër të planifikosh çdo ditë në

mënyrë të hollësishme, çdo ditë atë çfarë do të realizosh gjatë një ore mësimi.

Ka shumë arsye që e bëjnë konditë të nevojshme dhe të domosdoshme

planifikimin:

• Së pari: sepse ndihmon mësuesin për të vepruar, duke i pasur të përcaktuara

objektivat e mësimit, përmbajtjen, procedurat dhe se si do t’i zbatojë ato.

• Së dyti: sepse ndihmon mësuesin për të strukturuar orën e mësimit dhe për

të shfrytëzuar bazën didaktike dhe laboratorike.

• Së treti: sepse ndihmon mësuesin për të menduar qartë dhe në mënyrë

specifike për tipin e të mësuarit dhe të nxënit.

• Së katërti: sepse ndihmon mësuesin për veçoritë e mësimdhënies në

përshtatje me veçoritë e niveleve të ndryshme të nxënësve në një klasë ose

në paralele të ndryshme.

Planifikimi në vetvete do konsideruar si një vendim që e marrim për të bërë diçka

dhe për të përcaktuar mënyrën e bërjes së saj.

Planifikimi i kujdesshëm siguron familjarizimin e domosdoshëm me përmbajtjen, i

jep mësuesit sigurinë e asaj që ai po realizon, e ballafaqon lirshëm me nxënësit, i jep

garancinë e të qenit i suksesshëm në detyrë.

22

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!