22.11.2014 Views

“Kimia 7-8-9”e-mail - Albas

“Kimia 7-8-9”e-mail - Albas

“Kimia 7-8-9”e-mail - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Kimia 7-8-9”

ndarë me nxënësit koncepte të reja.

Për të krijuar një koncept për klasën e oksideve, mësuesi, u prezanton nxënësve

një metal që bashkëvepron me oksigjenin dhe formon një oksid bazik apo një jometal

kur bashkëvepron me oksigjenin jep një oksid acid. Nëpërmjet këtij shembulli, nxënësit

nxjerrin konkluzionin se cili është kushti për të përftuar një oksid bazik apo një oksid

acid. Këtë konkluzion ata e arrijnë përmes arsyetimit induktiv, nga specifikja tek e

përgjithshmja.

Të arsyetuarit deduktiv ndjek logjikën e kalimit nga e përgjithshmja tek e veçanta. Ai

funksionon duke kaluar nga përkufizimet e përgjithshme, në përfundime të veçanta.

Nxënësit në fillim njihen dhe përvetësojnë rregullin e përgjithshëm dhe më pas u

kërkohet të saktësojnë nëse ky rregull është i vërtetë apo jo për situata të ndryshme, si

p. sh., metalet alkaline janë metale aktive që lëshojnë 1 elektron dhe marrin 1 ngarkesë

pozitive: Na + , K + , si elemente të grupit IA e gëzojnë këtë veti.

Të menduarit kritik përmban në thelb të menduarin produktiv dhe reflektiv, paralelisht

me vlerësimin e fakteve. Ai është një proces kompleks i integrimit të ideve dhe burimeve

në mënyrë krijuese, i riformatimit të koncepteve dhe informacionit. Të menduarit kritik

është një proces njohës, veprues dhe ndërveprues, i cili ndodh njëkohësisht në disa

nivele të të menduarit.

Aftësia për të menduar në mënyrë kritike është diçka që duhet kultivuar me kujdes

dhe të nxitet brenda mjediseve që mbështesin të nxënit.

Të menduarit kritik është një proces aktiv që kërkojmë ta zhvillojmë ose ndodh

rastësisht dhe në mënyrë të qëndrueshme e bën nxënësin të kontrollojë informacionin.

Nxënësi kështu mund të përballojë çdo sfidë, të përfshijë, të përshtatë apo të përhapë

informacionin.

Cilat janë rrugët më të efektshme përmes të cilave duhet ndërtuar të menduarit

kritik?

• Mos pyesni vetëm se çfarë ndodhi, por edhe si ndodhi dhe pse ndodhi.

• Shqyrtoni të gjitha mundësitë dhe rrethanat e supozuara.

• Ngrini të gjitha hipotezat e mundshme dhe përcaktoni nëse ka ndonjë mundësi

për t’i mbështetur ato.

• Arsyetoni në mënyrë të logjikshme dhe jo të udhëhequr nga emocioni.

• Mbani parasysh se ka gjithmonë më shumë se një mundësi dhe më shumë se

një përgjigje të vetme dhe korrekte për të shpjeguar diçka.

• Krahasoni përgjigjet e ndryshme të dhëna për të njëjtën pyetje dhe gjykoni

me gjakftohtësi dhe mprehtësi se kush është përgjigjja që mund të quhet më e

mira.

• Jepuni mundësi edhe të tjerëve të thonë përgjigjen e tyre dhe vlerësoni në fund,

jo të vlerësoni përgjigjen e parë që merrni si të vërtetën e vetme.

• Drejtoni pyetje ”spekulluese”, me qëllim që të tërhiqni një informacion më të

gjerë, edhe pse ai që ju dini, mund të jetë informacion i saktë.

18

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!