21.01.2015 Views

Edukata shoqërore 3 - Albas

Edukata shoqërore 3 - Albas

Edukata shoqërore 3 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema 2. Ç`janë rregullat

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të flasë për rolin e rregullave të shkruara e të pashkruara në mbarëvajtjen e shoqërisë.

• Të shprehë mendimin e tij për rregullat e shkollës dhe të mbajë qëndrim ndaj tyre.

• Të dallojë rëndësinë e zbatimit të rregullave në jetën e përditshme.

Fjalë kyç:

Mjetet:

rregull, korrektësi.

teksti, rregulla të shkruara në fisha.

Aftësitë: të diskutuarit, të shkruarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bashkëbisedim

Ndërtimi i njohurive

Diskutim situate

Përforcimi

Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Bashkëbisedim

Shiko si sillen fëmijët në këto mjedise.

Bisedohet për fotot e para në faqen 16 të tekstit.

- Je djalë shumë i rregullt, sepse po ecën në vijat e bardha.

- Edhe veshja ka rregullat e saj, sepse duhet mbajtur pastër dhe me rregullt, duhet të jetë e hekurosur etj.

- Sjellja e kulturuar në dyqan. Përdoren fjalët: “ju lutem”, “faleminderit”, “mirupafshim” etj.

- Kur ndahemi nga shoku ose shoqja e klasës themi: “mirupafshim”.

Njerëzit marrin vendime bashkërisht si të sillen apo veprojnë në rrugë, shtëpi, shkollë ose mjedise të

ndryshme. Këto vendime quhen rregulla. Ato duhet të zbatohen nga të gjithë.

Ka rregulla të shkruara, si p.sh.: rregullorja e shkollës, rregullat e qarkullimit, rregulla në futboll etj. Ka dhe

rregulla të pashkruara, p.sh.: të mbajmë radhën në biletari, në blerjen e ushqimeve, në hyrjen në autobus, të

tregohemi të sjellshëm me të tjetër etj.

Edhe natyra ka rregullat e saj (pranvera, vera, vjeshta, dimri).

Ndërtimi i njohurive: Diskutim situate

Lexohet situata problemore. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve të dhëna.

Situata problemore.

Një grup shokësh po prisnin radhën te sporteli i teatrit për të prerë bileta. Njëri prej tyre më i paduruari hyn pa radhë.

- Si do të vepronit ju në këtë rast

- Me cilat fjalë do ta bindnit shokun se veproi gabim (Kthehu në vendin tënd mbaj radhën! Zbato rregullin!

Përforcimi: Shkrim i lirë

Shkruani në fletoren tuaj disa rregulla që duhen zbatuar në:

o Grupi i parë në shkollë.

o Grupi i dytë në Teatrin e Kukullave.

o Grupi i tretë në bibliotekë.

Çdo përfaqësues grupi prezanton punën e bërë

Detyrë shtëpie. Bëni një shëtitje në një rrugë kryesore të lagjes suaj, duke u shoqëruar nga

prindërit, dhe diskutoni me babin ose mamin si zbatohen rregullat në mjediset

publike (rrugë, dyqane, lulishte etj.).

105

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!