21.01.2015 Views

Edukata shoqërore 3 - Albas

Edukata shoqërore 3 - Albas

Edukata shoqërore 3 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema 4. Ndryshojmë rregullat

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të thotë konceptin e ndryshueshmërisë së rregullave.

• Të diskutojë për rregullat me të cilat nuk është dakord.

• Të përshkruajë si mund të ndryshojë rregullat e klasës.

• Të përpilojë rregulla për mjedise të ndryshme.

Parashikimi: Bashkëbisedim

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

ndryshim, uniformë.

të diskutuarit, të përshkruarit, të përpiluarit.

teksti, etiketa me rregulla.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bashkëbisedim

Ndërtimi i njohurive

Diskutim

Përforcimi

Argumento

Zhvillimi

i mësimit

Bashkëbisedohet me nxënësit: “Si ndryshojnë rregullat”.

- Altini pa albumin e familjes, ku shikoi mamin me shoqet e veta të gjimnazit në një fotografi, që të gjitha

vajzat ishin veshur me përparëse të zeza. Kjo Altinit nuk i pëlqeu. Motra e tij shkon në gjimnaz (pa uniformë)

me veshjen e saj të bukur. Mami i tha Altinit: “Ky ka qenë rregulli i asaj kohe”. Tani rregullat kanë ndryshuar.

Çdo shkollë e zgjedh vetë uniformën e saj.

Jeta jonë ndryshon çdo ditë. Edhe rregullat ndryshojnë. Këto rregulla ndryshojnë nga vetë njerëzit.

- Po mjedisi si ndryshon (Kudo bëhen ndërtime të reja, lulishte, kënde sportive për fëmijë etj. Pra,

ndryshon mjedisi publik, ndryshojnë dhe rregullat për ruajtjen e mirëmbajtjes së mjedisit.)

Ndërtimi i njohurive: Diskutim

- Vite më parë nxënësit ishin të detyruar të merrnin pjesë në të gjitha veprimtaritë jashtë shkollore. Tashmë

ky rregull ka ndryshuar, nxënësit janë të lirë të marrin pjesë ose jo në këto veprimtari jashtëshkollore.

- Si mendoni, është më mirë tani apo më parë Argumentoni përgjigjen tuaj.

- Më parë uniformat për nxënësit për të gjitha shkollat ishin njëlloj. Tani organizohen takime, anketa,

pyetësor me vetë nxënësit për të vendosur llojin e uniformës në shkollë.

- A duhet marrë mendimi i nxënësve për të vendosur Pse (Po, duhet marrë mendimi i nxënësve për

uniformën shkollore.)

Me kalimin e kohës njerëzit ndryshojnë, pra duhet të ndryshojnë edhe rregullat, si në familje dhe në shoqëri.

Përforcimi: Argumento

Secili nga ju të sjellë në klasë mendimin tuaj me disa rregulla që (sipas mendimit tuaj) duhen ndryshuar.

Diskutoni me njëri-tjetrin për rregullat që duhet ndryshuar ose që janë ndryshuar me kalimin e viteve.

Detyrë tona: Të ndryshojmë rregullat që nuk plotësojnë dëshirat dhe

interesat tona si një familje, shkollë dhe shoqëri.

107

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!