21.01.2015 Views

Edukata shoqërore 3 - Albas

Edukata shoqërore 3 - Albas

Edukata shoqërore 3 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema 3. Jam përdorues i rrugës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të tregojë jo më pak se dy rregulla të ecjes në rrugë.

• Të dallojë shenjat e dhëna.

• Të diskutojë për rëndësinë e zbatimit të rregullave të qarkullimit në rrugë.

• Të analizojë situatat problemore, duke u ndihmuar nga ilustrimet.

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

përdorues i rrugës, kalimtar.

shenja të qarkullimit rrugor, foto të rrugëve.

të dalluarit, të diskutuarit, të analizuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Lapsat në mes

Lexim zinxir dhe koment

E vërtetë apo e gabuar

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Lapsat në mes

Nxënësit ndahen në grupe. Iu kërkohet që secili prej tyre të shkruajë nga një rregull të ecjes në rrugë.

Nxënësit kanë mësuar dhe në klasën e dytë rregulla të tilla. Mësuesi/ja afrohet në grupet e nxënësve dhe i

drejton lapsin një nxënësi. Nxënësi lexon rregullin që ka shkruar.

Pasi mbaron veprimtaria mësuesi/ja i prezanton nxënësve se çfarë do të mësojnë sot.

Ndërtimi i njohurive: Lexim zinxhir dhe koment

Lexohen rregullat zinxhir dhe diskutohet rreth tyre. Nxënësit mund t’i konkretizojnë rregullat me fotot e

rrugëve që kanë sjellë.

Më pas komentohen shenjat paralajmëruese. Mësuesi/ja kërkon që nxënësit t’i komentojnë ato.

Shpesh në klasë ka nxënës që kanë njohuri të mira për këto shenja. Mësuesi/ja i lavdëron dhe i inkurajon

për njohuritë e tyre, vëmendjen që ata kanë treguar gjatë ecjeve në rrugë të ndryshme.

Komentohen dhe shenjat e spitalit, restorantit dhe telefonit, të cilat gjenden në rrugë të ndryshme ose në

qytete.

Ilustrohen dhe diskutohen figurat ku nxënësit japin idetë e tyre të ecjes në rrugë.

Punohen situatat problemore në dyshe. Nxënësit diskutojnë mbi këto situata.

Përforcimi: E vërtetë apo e gabuar

Nxënësit në dyshe punojnë thëniet, të cilat janë shkruar në një fletë muri nga mësuesi/ja.

V G Këmbësorët ecin në rrugë.

V G Makinat duhet të ecin në trotuar.

V G Në rrugët pa vija të bardha kalohet në pjesën më të gjerë të saj.

V G Ne jemi përdorues të mirë të rrugës kur respektojmë semaforin,

shpejtësinë dhe largësinë midis automjeteve.

Detyrë shtëpie. Shkruani një mesazh që ti more në mësimin e sotëm.

115

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!