22.05.2017 Views

Albanian translation of the Quran

Read and/or download the Holy Quran translated into Albanian. You may also like: - Listen to the Quran online and download mp3 files at www.QuranReciter.org. - Read & download Islamic books at www.IslamicGlobe.com. - Listen, Read Islamic khutbas/articles at www.IslamicFinder.info.

Read and/or download the Holy Quran translated into Albanian.
You may also like:
- Listen to the Quran online and download mp3 files at www.QuranReciter.org.
- Read & download Islamic books at www.IslamicGlobe.com.
- Listen, Read Islamic khutbas/articles at www.IslamicFinder.info.

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

128. Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë,

njerëz të bindur ndaj Teje, na e mëso manasikun (rregullat e adhurimit) 52 dhe falna

neve, vërtetë Ti je Falësi, Mëshiruesi!”

129. Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që t’u lexojë atyre ajetet Tua, t’u

mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t’i pastroj (prej ndytësisë së idhujtaris) ata. S’ka

dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi.

130. E kush largohet prej fesë së Ibrahimit përveç atij që poshtron vetveten. Ne atë e

bëmë të zgjedhur në këtë botë, kurse në botën tjetër ai është njëri prej të lartëve.

131. Kur Zoti i vet atij i tha: “Dorëzohu”! Ai tha: “Iu kam dorëzuar Zotit të gjithësisë”!

132. E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi, ( u thanë) “O bijtë e mi,

All-llahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke

qenë muslimanë!”

133. A ishit ju (ithtarë të librit) dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve të vet

u tha: “Çka do të adhuroni pas meje”? Ata thanë: “Do të adhurojmë Zotin (Ilah 53 )

tënd, dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Një të Vetmin Zot

dhe ne, vetëm Atij i jemi dorëzuar!”

134. Ai ishte një popull që kaloi, atij i takoi ajo fitoi, e juve u takon ajo që fituat,

prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që vepruan ata.

135. Ata (ithtarët e librit) thanë: “Bëhuni jehudi ose të krishterë, e gjeni rrugën e

drejtë”! Thuaj: “jo, (asnjërën) por fenë e drejtë të Ibrahimit që ai nuk ishte nga

idhujtarët. 54

52 Manasik janë rregullat mbi ihramin, tawafin rreth Ka’bes, sajin në Safa dhe Merve, qëndrimin në Arafat,

Muzdelife dhe Mine, ramin në Xhamarat, prerjen e kurbanit (hadi) etj. Më detajisht shih “Libri mbi Haxhxhin

dhe Umren”, (Sahihul-Buhari, vëll. 2,3).

53 Ilah: Ai që adhurohet.

54 Tregimi mbi Zejd bin ‘Amr bin Nufejlin:

Transmetohet nga ‘Abdull-llah bin ‘Umeri r. a. se i Dërguari i All-llahut a. s. e ka takuar Zejd bin ‘Amr bin

Nufejlin në pjesën e poshtme (të kodrës) Baldah para se t’i vijë shpallja të Dërguarit të All-llahut a. s. . Dikush i

kishte ofruar ushqim të Dërguarit të All-llahut a. s. , por ai kishte refuzuar. (Atëherë i ishte dhënë Zejdit), i cili

kishte thënë: “Unë nuk dua të ha diçka nga ajo që e keni therrur në Nusub (vende ku idhujtarët therrnin kurban

për idhujt e tyre në kohën paraislamike) në emër të idhujve tuaj. Unë ha vetëm nga ajo (kafshë, mish) që është

therrur duke u përmendur emri i All-llahut. ” Zejd bin ‘Amri kritikonte mënyrën se si kurejshët therrnin kafshët,

dhe thoshte: “All-llahu e ka krijuar delen dhe e ka lëshuar ujin prej qiellit për të, dhe Ai e ka rritur barin për të

prej tokës, e mëgjithkëtë ju e therrni atë në emër të tjetërkujt, pos All-llahut. ” Ai thoshte kështu, sepse ai e

hidhte poshtë këtë traditë dhe e konsideronte si të urrejtur.

Transmetoi Ibn ‘Umeri r. a. : Zejd bin ‘Amr bin Nufejli ka shkuar në Sham (regjioni që i përfshin Sirinë, Libinë,

Palestinën dhe Jordanin), duke kërkuar fenë e vërtetë për ta përcjellur (praktikuar). Atje takoi një dijetar jehud

(hebre) dhe e pyeti për fenë e tyre. Ai tha: “Unë kam ndërmend ta përqafoj fenë tuaj, prandaj më trego diçka për

të. ” Hebreu tha: “Ti nuk do ta përqafosh fenë tonë derisa të pranosh pjesën e hidhërrimit të All-llahut. ” Zejdi

tha: “Unë nuk ikë (prej tjetërgjëje), pos prej hidhërrimit të All-llahut, dhe unë nuk do ta pranoj asnjë pjesë prej

tij (hidhërrimit) nëse do të kem mundësi që t’i shmangem. A mund të më tregosh për ndonjë fe tjetër?” Ai tha:

“Unë nuk njoh tjetër pos Hanifës (Monoteizmit Islam). ” Zejdi pyeti: “Ç’është Hanif?” Ai tha: “Hanif është feja

e Ibrahimit υ, ai nuk ka qenë as hebre, as i krishter, dhe adhuronte vetëm All-llahun. ” Atëherë Zejdi doli dhe

takoi një dijetar fetar të krishter dhe ia tha të njëjtën. Krishteri tha: “Nuk do ta përqafosh fenë tonë derisa të

pranosh një pjesë nga mallkimi i All-llahut. ” Zejdi tha: “Unë nuk ikë (prej tjetërgjëje), pos prej mallkimit të

All-llahut, dhe unë nuk do të pranoj as mallkim e as hidhërrim nga Ai nëse do të kem fuqi që t’u shmangem. A

mund të më tregosh për ndonjë fe tjetër?” Ai tha: “Unë nuk njoh tjetër pos Hanifës (Monoteizmit Islam). ” Zejdi

pyeti: “Ç’është Hanif?” Ai tha: “Hanif është feja e Ibrahimit υ, ai nuk ka qenë as hebre, as i krishter, dhe

adhuronte vetëm All-llahun. ” Kur Zejdi dëgjoi mendimet e tyre për Ibrahimin (dhe fenë e tij), e lëshoi atë vend

17

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!