22.05.2017 Views

Albanian translation of the Quran

Read and/or download the Holy Quran translated into Albanian. You may also like: - Listen to the Quran online and download mp3 files at www.QuranReciter.org. - Read & download Islamic books at www.IslamicGlobe.com. - Listen, Read Islamic khutbas/articles at www.IslamicFinder.info.

Read and/or download the Holy Quran translated into Albanian.
You may also like:
- Listen to the Quran online and download mp3 files at www.QuranReciter.org.
- Read & download Islamic books at www.IslamicGlobe.com.
- Listen, Read Islamic khutbas/articles at www.IslamicFinder.info.

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën).

191. Dhe luftoni ata kudo që t’i zini, dëboni prej vendit ata sikurse ju përzuan ata juve.

Fitneja 68 është më e rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata pranë xhamisë së shenjtë

(Mesxhidul-Haram 69 ) deri që ata t’ju luftojnë juve aty, e nëse ju sulmojnë, atëherë

sulmoni edhe ju ata. I këtillë është ndëshkimi ndaj pabesimtarëve.

192. Dhe nëse heqin dorë, pra All-llahu është Mëkatfalësi, Mëshiruesi.

193. Vritni ata derisa të zhduket fitneja dhe të aplikohet feja vetëm për All-llahun. 70 E

në qoftë se ndalen (nga propaganda dhe lufta), atëherë lereni armiqësinë, përveç

atyre që janë zullumqarë.

194. Muaji i shenjtë ( i sivjetit) është për muajin e shenjtë (të vjetit), e shenjtëritë

(shkelja e tyre) janë masë ndëshkuese. Pra, kush ju sulmon juve, kthenia sulmin atij

edhe ju po në atë masë dhe kini frikë nga All-llahu e ta dini se All-llahu është me të

devotshmit. 71

195. Dhe jepni për një rrugë të All-llahut e mos hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se

me të vërtetë All-llahu i do bamirësit.

196. E kryenie haxhin dhe umrën për hir të All-llahut, po në qoftë se pengoheni,

atëherë (therrni për kurban) çka t’ju vijë më lehtë prej kurbanëve, e mos i rruani

kokat tuaja derisa të arrijë kurbani vendin e caktuar. Po kush është prej jush i

sëmurë ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensim është: agjërim, sadaka

ose kurban. E kur jeni të sigurt, ai që bënë umrën para haxhit (duhet therrë) një

kurban që i vjen më lehtë, mirëpo nëse nuk ka, le të agjëroj tri ditë gjatë haxhit e

(vazhdon prej faqes së kaluar)

kryejë këtë detyrë, vdes me një ndër shenjat e dyfytyrësisë.

Transmetoi ‘Abdull-llah bin Mes’udi r. a. : E pyeta të Dërguarin e All-llahut a. s. : “O i Dërguar i All-llahut, cila

është vepra më e mirë?” Ai mu përgjigj: “Ta kryesh faljen në kohën e parë të caktuar për falje. ” E pyeta: “Cila

(vepër) është e ardhëshme në mirësi?” Ai mu përgjigj: “Të jesh i mirë dhe i vyeshëm ndaj prindërve. ” Pastaj

unë pyeta: “Cila (vepër) është e ardhëshme në mirësi?” Ai pastaj mu përgjigj: “Të marrësh pjesë në xhihad për

çështjen e All-llahut. ” Unë nuk e pyeta të Drguarin e All-llahut a. s. më tej, e nëse do ta pyetja, ai do të më

përgjigjej. (Sahihul-Buhari, vëll. 4, had. 41).

68 Fitne: sprovim, fatkeqësi, politeizëm (shirk), mosbesim, etj.

69 Transmëtoi Ebu Bekri r. a. : Lajmëtari a. s. na ligjëroi një ligjërim (hutbe) në ditën e Nehrit (dita e dhjetë e

muajit dhul-Hixhxhe). Ai tha: “A e dini se çfarë dite është sot?” Ne thamë: “All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë

më mirë. ” Ai ndejti i qetë aq, sa ne menduam se do t’i japë asaj dite emër tjetër. Ai tha: “A nuk është kjo dita e

Nehrit?” Ne thamë: “Po, është. ” Ai pastaj pyeti: “Cili muaj është ky?” Ne thamë: “All-llahu dhe i Dërguari i Tij

e dinë më mirë. ” Ai ndejti i qetë aq, sa ne menduam se do t’i japë emër tjetër. Ai atëherë tha: “A nuk është

muaji dhul-Hixhxhe?” Ne thamë: “Po, është. ” Ai pastaj pyeti: “Cili qytet është ky?” Ne thamë: “All-llahu dhe i

Dërguari i Tij e dinë më mirë. ” Ai ndejti i qetë aq, sa ne menduam se do t’i japë emër tjetër. Ai atëherë tha: “A

nuk është ky qyteti i palejuar (i shenjtë-Mekka)?” Ne thamë: “Po, është. ” Ai tha: “Pa dyshim, gjaku dhe pasuria

juaj janë të shenjtë, siç është e shenjtë kjo ditë e juaj, në këtë muaj të juaj, në këtë qytet të juaj, deri në ditën kur

do ta takoni Zotin tuaj. S’ka dyshim! A nuk jua përcolla lajmin e All-llahut jush?” Ne thamë: “Po. ” Ai tha: “O

All-llah, bëju dëshmitar! U takon atyre që janë prezentë që t’ua transmetojnë këtë (lajm) atyre që mungojnë,

sepse i informuari mund ta kuptojë (atë që e thash) më mirë se ai që është prezent, i cili ia transmeton. Keni

kujdes! Mos braktisni fenë pas meje me atë që do t’ia mëshoni qafave (do t’i preni kokat) e njëri - tjetrit!”

(Sahihul-Buhari, vëll. 2, had. 797).

70 Transmetoi Ibn ‘Umeri r. a. : I Dërguari i All-llahut a. s. tha: “Jam i urdhëruar (nga All-llahu) që të luftoj

kundër njerëzve derisa ta dëshmojnë se nuk ka zot tjetër pos All-llahut dhe se unë jam i Dërguar i Tij, (La ilahe

il-lallah we enne Muhammed er-Resulull-llah) dhe ta kryejnë faljen (salatin) dhe ta japin zekatin, e nëse i

kryejnë të gjitha këto, i kanë ruajtur jetat dhe pasuritë, përveç ndaj ligjeve Islamike, dhe llogaria e tyre është te

All-llahu. ” (Sahihul-Buhari, vëll. 1, had. 24).

71 Shih fusnotën për ajetin (2:112)

24

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!