22.05.2017 Views

Albanian translation of the Quran

Read and/or download the Holy Quran translated into Albanian. You may also like: - Listen to the Quran online and download mp3 files at www.QuranReciter.org. - Read & download Islamic books at www.IslamicGlobe.com. - Listen, Read Islamic khutbas/articles at www.IslamicFinder.info.

Read and/or download the Holy Quran translated into Albanian.
You may also like:
- Listen to the Quran online and download mp3 files at www.QuranReciter.org.
- Read & download Islamic books at www.IslamicGlobe.com.
- Listen, Read Islamic khutbas/articles at www.IslamicFinder.info.

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

urra, atëherë një burr e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. (Dy gra në vend të një

burri) Për atë se nëse njëra prej tyre gabon, t’ia përkujtojë tjetra. Dëshmitarët të mos

refuzojnë kur të thirren. Dhe mos përtoni për ta shkruar atë dhe afatin e tij, i vogël

qoftë ose i madh, sepse kjo është më e drejtë te All-llahu, më e fortë për dëshmi dhe

më afër mosdyshimit. Vetëm nëse është tregti e menjëherëshme (dora-doras) që e

praktikoni mes jush, atëherë nuk është ndonjë mëkat të mos e shënoni. Por, kur bëni

shitblerje, dëshmojeni. E ai (pronari i pasurisë) nuk dëmton as shkruesit as

dëshmitarët, e nëse bëni (dëmtimin), ai është mosrespekt i juaj (ndaj dispozitave të

All-llahut). Keni frikë All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (të jashtzakonshme),

All-llahu është i Gjithdijshëm për çdo send.

283. E në qoftë se gjendeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng

(paradhënie ose kapar) 102 . E nëse i besoni njëri-tjetrit, atij që i është besuar le ta

zbatojë atë (amanetin) që i është besuar, dhe le të ketë frikë All-llahun, Zotin e tij.

Mos e fshehni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë është mëkatar me zemrën e vet,

All-llahu di atë që veproni.

284. Të All-llahut janë ç’ka në qiell dhe ç’ka në tokë, e për atë që e keni në veten

tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu do t’ju marrë në llogari, e Ai ia

fal atij që do dhe dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për çdo send.

285. I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij, si dhe besimtarët. Secili i

besoi All-llahut dhe melekëve të Tij dhe të dërguarve të Tij. “Ne nuk bëjmë dallim në

asnjërin nga të dërguarit e Tij”, dhe thanë: “Dëgjuam dhe respektuam. Kërkojmë faljen

tënde o Zoti ynë, te Ti është ardhmëria (jonë). ”

286. All-llahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të veta, atij (njeriut) i takon ajo që

e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose

gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh!

Dhe Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi! Dhe na i mbulo të

këqiat, na fal dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, pra na ndihmo kundër popullit

pabesimtar! 103

3. Ali Imran

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Elif, Lamë, Mimë.

2. All-llahu është Një, e nuk ka të adhuruar (Zot) pos tij, është i përjetshëm mbikëqyrës.

3. Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që të është vërtetues i librave të

mëparshme. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin.

4. Udhërrfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së vertetës nga gënjeshtra).

S`ka dyshim për se ata që mohojnë argumentet e All-llahut i pret ndëshkimi i rreptë.

All-llahu është ngadhënjyes, shpagimtar.

5. S`ka dyshim se All-llahu nuk mund t`i fshihet asgjë në tokë e as në qiell.

102 Transmetoi ‘Aisha r.a.: I Dërguari i All-llahut a.s. bleu ca ushqim me hua, dhe si kapar la armët e tij.”

(Sahihul-Buhari, vëll. 3, had. 686).

103 Transmetoi Ebu Mes’ud El-Bedri r.a.: I Dërguari i All-llahut a.s. tha: “Atij që i lexon dy ajetet e fundit të

sures Bekare, i mjaftojnë.” (Sahihul-Buhari, vëll. 5, had. 345).

37

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!