22.05.2017 Views

Albanian translation of the Quran

Read and/or download the Holy Quran translated into Albanian. You may also like: - Listen to the Quran online and download mp3 files at www.QuranReciter.org. - Read & download Islamic books at www.IslamicGlobe.com. - Listen, Read Islamic khutbas/articles at www.IslamicFinder.info.

Read and/or download the Holy Quran translated into Albanian.
You may also like:
- Listen to the Quran online and download mp3 files at www.QuranReciter.org.
- Read & download Islamic books at www.IslamicGlobe.com.
- Listen, Read Islamic khutbas/articles at www.IslamicFinder.info.

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2. Bekare (lopa)

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Elif, Lam, Mim. 26

2. Ky është libri në të cilin nuk ka dyshim, udhëzues për ata që frikësohen 27 (nga Allllahu).

3. Të cilët e besojnë të fshehtën 28 , e kryejnë faljen 29 dhe prej asaj që Ne i kemi

furnizuar, japin 30 .

4. Dhe ata të cilët e besojnë atë që t’u shpall Ty, 31 dhe atë që është shpallur para teje,

dhe të cilët për ahiretin 32 (botën tjetër) janë të bindur.

5. Të tillët janë të udhëzuarit nga Zoti i tyre dhe të tillët janë të shpëtuarit.

6. E për ata që mohuan është njëlloj, ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk

26 Gjatë leximit të Kur’anit, sidomos në fillim të disa sureve hasen shkronja të tilla arabe, për të cilat

mendimtarët kanë dhënë mendime të ndryshme, mirëpo asnjë nga to nuk është krejtësisht i qëlluar. Kuptimin e

tyre e di plotësisht vetëm Shkruesi i tyre.

27 Frika (takwa) e atyre që frikësohen nga All-llahu (muttekinët) është frikë shpirtërore, si dhe ruajtje nga

haramet qoftë nga dashuria ndaj All-llahut, qoftë nga respekti, ose nga frika e dënimit në botën e ardhëshme.

Kjo frikë dallohet nga frika refleksive që e përjeton njeriu kur pëson sulm nga ndonjë bishë ose kur i ndodhë

ndonjë fatkeqësi. Sa i takon takwa-së, besimtari i frikësohet vetëm Krijuesit të tij dhe askujt tjetër, ndërsa sa i

takon frikës refleksive, mund t’u frikësohet edhe krijesave.

28 E fshehta (gajb) gjuhësisht do të thotë diçka që nuk është parë, por kjo fjalë përmbledh edhe këto kuptime:

besimi në All-llahun, melekët, librat e shenjtë, lajmëtarët e All-llahut, ditën e Gjykimit dhe Kaderin

(parapërcaktimin nga ana e Zotit). Kjo fjalë gjithashtu përmbledh edhe besimin në gjërat që All-llahu dhe i

Dërguari a. s. i Tij i treguan për të kaluarën, prezenten dhe ardhmërinë, siç ishin lajme për krijimin e qiejve dhe

tokës, jetën botanike dhe zoologjike (jetën e bimëve dhe kafshëve), lajme për popujt nga e kaluara, lajme për

Xhennetin dhe Xhehennemin etj.

29 Me kryerje të faljes (salatit) nënkuptohet:

a) Çdo musliman, qoftë mashkull ose femër, është i obliguar t’i falë pesë kohët e përcaktuara të ditës rregullisht,

mashkulli në faltore me bashkësinë e muslimanëve të tjerë, ndërsa femra në shtëpi. Siç ka thënë i Dërguari i Allllahut

a. s. : “Urdhëroni fëmijtë e juaj për salat (falje) në moshën shtatëvjeçare, ndërsa (nëse nuk falen) rrihni në

moshën dhjetëvjeçare!” Udhëheqësi (i familjes, qytetit, fisit etj. ) dhe sunduesi i muslimanëve në shtet (Islam)

është përgjegjës pranë All-llahut në rast të mosplotësimit të këtij obligimi nga ana e muslimanëve nën sundimin

e tij.

b) Falja (salati) duhet të kryhet ashtu siç e ka kryer i Dërguari a. s. , me rregullat e tij siç janë: qëndrimi në

këmbë, përulja, lëshimi i ballit në tokë, ulja, etj, sepse ai ka thënë: “Kryeni faljen ashtu siç më shihni mua duke

e kryer!” (Sahihul-Buhari, vëll. 9, had. 352). Për karakteristikat e salatit të Lajmëtarit a. s. shihni Sahihul-

Buhari, vëll. 1, hadithet 702, 703, 704, 723, 786, 787.

30 Dhënia e zekatit: dhënie e një mase të caktuar të pasurisë, që u jepet të varfërve. Atë e jep çdo person që ka

pasuri të palëvizëshme në vlerë prej së paku 85 gr. ar e cila e mbush një vit pa u përdorur (në pasuri nuk

numërohen shtëpia, mjetet e punës etj). Pagimi i zekatit është obligim, si dhe një nga pesë kushtet e Islamit. (Më

gjërësisht shih Sahihul-Buhari, vëll. 2, “Libri mbi zekatin”, n. 24.

31 Ajo që iu shpall Muhammedit a. s. ishte Kur’ani dhe sunneti. Transmetohet nga Ibn ‘Umeri r. a. : E dëgjova të

Dërguarin a. s. e All-llahut duke thënë: “Islami është i bazuar në (këto) pesë (shtylla):

1. Të dëshmosh se nuk ka zot tjetër pos All-llahut dhe Muhammedi është i Dërguar i All-llahut (“La ilahe

il-lall-llah we enne Muhammed er-resulull-llah”);

2. T’i kryesh pesë faljet (salatet) me respekt dhe në mënyrë komplete;

3. Ta japësh Zekatin;

4. Ta kryesh Haxhxhin;

5. Ta kryesh agjërimin (saum) gjatë muajit Ramadan. ” (Sahihul-Buhari, vëll. 1, had. 7)

32 Ahireti është jeta pas vdekjes, ndërsa në përkthime të ndryshme haset edhe si: bota tjetër, jeta tjetër,

amshueshmëria etj.

6

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!