22.05.2017 Views

Albanian translation of the Quran

Read and/or download the Holy Quran translated into Albanian. You may also like: - Listen to the Quran online and download mp3 files at www.QuranReciter.org. - Read & download Islamic books at www.IslamicGlobe.com. - Listen, Read Islamic khutbas/articles at www.IslamicFinder.info.

Read and/or download the Holy Quran translated into Albanian.
You may also like:
- Listen to the Quran online and download mp3 files at www.QuranReciter.org.
- Read & download Islamic books at www.IslamicGlobe.com.
- Listen, Read Islamic khutbas/articles at www.IslamicFinder.info.

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

të përsosurit.

47. Ajo tha: “Zoti im, si mund të kemë unë djalë e mua s’më ka prekur njeriu (nuk jam

e martuar)? Ai (All-llahu) tha: “Ja, kështu, All-llahu krijon çka të dojë. Kur Ai

vendos për një çështe, vetëm i thotë: Bëhu! Ajo menjëherë bëhet.

48. Ai (All-llahu) ia mëson atij librin (besimin), urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin.

49. Dhe, të dërguar te bijtë e Israilit: unë kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unë

nga balta ju bëj diç si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut bëhet shpend,

unë i sheroj të verbërit, të sëmurit ne lëkurë, dhe unë me lejen e All-llahut ngjalli të

vdekurit: unë ju tregoj për atë që e hani dhe për atë që e depononi në shtëpiat tuaja.

Vertetë, kjo është fakt për ju nëse jeni besimtarë.

50. Dhe (kam ardhur) që t’ju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh, t’ju lejoj disa që u

ishin ndaluar juve, kam ardhur me argument nga Zoti juaj, pra kinie frikë All-llahun

dhe më dëgjoni mua.

51. All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Adhuronie Atë; kjo është më rrugë e drejtë!

52. E kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim (dhe qëllmin që ta mbysin),

tha: ‘Kush janë ndihmëtarët e mij për në rrugë të All-llahut?’ Havarijunët thanë:

‘Ne jemi ndihmëtarë të fesë së All-llahut, nei besuam All-llahut, e ti dëshmo për ne

se jemi muslimanë (të bindur, të dorëzuar)!

53. Zoti ynë, ne e besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam të dërguarin (Isain), pra

shënona bashkë me ata që dëshmojnë (besimin e drejtë)!’

(vazhdon prej faqes së kaluar)

-ka qenë një njeri nga mesi i Israelitëve të cilin e thirrnin Xhurejxh. Gjersa ai falej, i erdhi e

ama dhe e thirri. Ai tha (në vehte): A t’i përgjigjem, ose ta vazhdoj faljen? (Dhe vazhdoi

faljen.) Nëna e tij tha: “O All-llah, mos e ler të vdesë derisa të mos i shohë laviret në

fytyrë!”

Një herë, derisa ishte në tempull i vetmuar, i erdhi një grua dhe u përpoq që ta shpërkëndejë, por ai e refuzoi.

Atëherë ajo shkoi te një bari dhe iu prezentua atij që të çojë marrëdhënie seksuale me të. Më vonë ajo lindi

një fëmijë, për të cilin thoshte se i takon Xhurejxhit. Për këtë shkak, njerëzit i erdhën, ia prishën tempullin

dhe e përzurën prej aty dhe e mallkuan. Xhurejxhi mori abdest dhe u fal, pastaj i erdhi fëmiut dhe i tha: O

fëmijë, kush është babai yt? Fëmija u përgjigj: Bariu. (Pasi që e dëgjuan këtë) Njerëzit thanë: Ne do ta

rindërtojmë tempullin tënd nga ari. Por ai tha:

Ajo pastaj shkoi te një bari,iu dorëzua atij. Më vonë i lindi një djal dhe atëherë deklaroi:"Fëmija është i

Xhurejxhit". Njerëzit vajtën te shtëpia e tij; ia thyen derën,e nxorën jasht dhe filluan ta shajnë. Ai mori

abdest dhe fali namaz. Pastaj iu afrua fëmijës dhe e pyeti:

- Kush është i ati yt?

- Bariu - u përgjigj ai.

- Do ta ndërtojmë banesën prej ari- i thanë njerëzia atëherë.

- Jo - tha ai,- do të ma ndërtoni vetëm prej dheut.

Një grua israelite i jepte gji të birit. Pranë saj rastësisht kaloi një kalorës i bukur,ajo tha:"O Zoti im,birin

tim bëne që t'i përngjajë këtij kalorësi. Djali e lëshoi gjirin,u kthye kah kalorësi dhe tha:"O Zoti im,

mos më bën si ky",pastaj përsëri vazhdoi të pinte.

Ebu Hurejreja r. a. thotë se sikur e shoh Pejgamberin s. a. v. s. si e thith gishtin e vet. Pastaj e sollën një

robëreshë,ndërkaq e ama e djalit tha:"O Zoti im,mos e bën djalin tim si kjo"! Ai e lëshoi gjirin dhe

tha:"O Zoti im,më bën sikur ajo"!

- Pse? E pyeti e ama,ndërkaq ai u përgjigj:

- Kalorësi është një nga gjakëpirësit,kurse për robëreshën thonë se ka vjedhur,ka bë zina,kurse ajo nuk

ka bë kurgjë.

41

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!