29.01.2018 Views

KADARE VEPRA POETIKE

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

VEPRA POETIKE

Në strofat e fundit poezia bëhet krejt tragjike, ndër më tragjiket e

pesimistet e letërsisë shqipe:

I lodhur nganjëherë kam thënë: shuhu pra,

Në qoftë se nuk të duan, të bjerë natë e pafund.

Të verbtit sytë tuaj kështu ndoshta do t’jenë

Në terrin absolut pa shqetësim kurrkund.

Po prapë diçka më shtynte të ngrihem si somnambul,

Si murgu shkretimtar që shkarpat verbtaz mbledh,

Dhe sipër zjarrit prap’ të hedh gjymtyrët akull

Dhe copërat një nga një të shpirtit tim të hedh.

“Monolog”, (1984)

Mbase kjo poezi shpreh dramën e lashtë të moskuptimit me vendin

e vet të shumë brezave shkrimtarësh e poetësh shqiptarë në shekuj. Ky

moskuptim zë fill që me poetin e parë përfaqësues të letërsisë sonë, me

peshkopin Pjetër Budi, me peshkopin tjetër, Frang Bardhi, leksikografi i

parë shqiptar, e gjer te peshkopi F. Noli, i cili, më 1924, kur u largua pa

kthim nga atdheu, e anatemoi popullin e tij nëpërmjet zërit të Moisiut

biblik: Skllevër, bij skllevërish, s’e meritoni, / se liri s’doni.

Shumë prej poezive të Ismail Kadaresë kanë qenë bërthama të

veprave të tij të ardhshme në prozë. Poema Rrugëve të Moskës do ta

çojë te romani Muzgu i perëndive të stepës, poezia Piramida e Keopsit

do të sillte më pas romanin Piramida, poezia Kali i Trojës paralajmëron

romanin Përbindëshi.

Por tek ai ka ndodhur edhe procesi i kundërt. Meqë ky roman nuk

u botua, ndalimi i tij lind vjershën e gjatë Laokoonti, një nga krijimet më

të rëndësishme të tij.

xi

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!