29.01.2018 Views

KADARE VEPRA POETIKE

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

PARATHËNIE

Shqipëria i ka takuar qytetërimit bujqësor. Në një qytetërim të tillë,

sado punëtor dhe i ndershëm të jesh, rrezikon të vdesësh për bukën

e gojës (Ernest Gellner). Misër, misër, do të klithë Migjeni më 1930,

shëllirë dhe misër përnatë, do të pohojë Kadare më 1970.

Ky ka qenë realiteti ynë.

Megjithëse në kushte të tilla, shkrimtarët shqiptarë, që nga Marin

Barleti, që shkroi vetëm latinisht, nga Pjetër Bogdani, De Rada, Naim

Frashëri, Fishta, Noli, Poradeci, Migjeni, Kadare etj., me veprat e tyre

më të mira, i kanë dhënë këtij vendi një letërsi që është në nivelin e

kontinentit të cilit i përkasin. Jeta personale e shumë prej këtyre

shkrimtarëve ka qenë tragjike, por letërsia e tyre ka mbijetuar.

Komunizmi e zëvendësoi realitetin e kërkesave për më shumë bukë

me ofertën simbolike të një shoqërie të mrekullisë. Të uriturit, tashmë,

në vend të misër, misër, ulërinin: ne jemi të lumtur, rroftë komunizmi.

Shqipërisë, përveç fatit të hidhur, i ra në pjesë një ironi edhe më e hidhur:

duke qenë një nga vendet më të varfra në botë, i duhej që këtë varfëri ta

shiste si lumturinë më të madhe.

Shkrimtarëve, poetëve dhe prozatorëve të atëhershëm u ishte vënë

si detyrë që këtë situatë me kokëposhtë, fantazmagorinë tragjike të

varfërisë, ta paraqitnin sa më të bukur: duhet ta shijonim varfërinë si

realitet të mrekullisë. Një detyrë e vështirë kjo, në mos e pamundur.

Realiteti që nuk ekzistonte, duhej shpikur, duhet të krijohej sipas

dëshirës së zyrtarëve të sistemit. Një situatë postmoderne kjo? Jo, ky

ishte realizmi socialist.

Një shkrimtar si Migjeni mund ta sulmonte hapur fatalitetin

mortor në të cilin jetonte. Një shkrimtar si Kadareja, të cilit zyrtarisht i

ofrohej një realitet simbolik, surreal, parimisht, në teori, duhet ta quante

të bukur atë, kur, në fakt, e dinte që ishte vrasës.

Të shkruaje atëherë, ishte një lojë me rrezik. Lojë në telin e hollë,

fijet e të cilit i mbante të tendosura dikush tjetër.

Por kësaj loje, kësaj joshjeje, i janë nënshtruar të gjithë shkrimtarët

xii

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!