29.01.2018 Views

KADARE VEPRA POETIKE

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

VEPRA POETIKE

në kohërat e mungesës së lirisë. Në praktikën krijuese, këta shkrimtarë

hiqeshin sikur me dëshirën e tyre të plotë po zbatonin rregullat, kur,

në të vërtetë, në shumicën e rasteve i shkelnin ato me të dyja këmbët.

Naim Frashëri jetoi si nëpunës i lartë i Perandorisë Otomane, por

si poet e anatemoi atë si rrallëkush, me të gjithë fuqinë e artit të tij.

Shkrimtarët e mëdhenj në kohëra të vështira këtë kanë bërë. Ata kanë

jetuar në dy realitete njëherësh, në atë të përkohshmin, ku ishin të

detyruar të merrnin frymë, dhe në atë të përjetshmin, ku talenti i tyre

i kishte përcaktuar të mbeteshin si të përjetshëm. Ky është paradoksi:

të jetosh palirinë dhe të jesh i lirë në përjetësinë e artit.

Thelbin e kësaj të vërtete e ka shprehur shkëlqyeshëm studiuesi

dhe shkrimtari i shquar disident, Arshi Pipa, në një portretizim që i

ka bërë Kadaresë në fillim të viteve ’80. “Nuk dyshoj se Kadare është një

shkrimtar heretik... Dallimi midis një rebeli dhe një heretiku është se i pari

e shpreh zemërimin e tij në mënyrë spazmodike, i cili mund të përmblidhet

pas pak, kurse heretiku është i qëndrueshëm në kundërshtimin e tij... Duke

jetuar në një shoqëri besimtarësh, ai duhet të veprojë jashtë rregullave dhe

riteve të saj. Por ndërgjegjja e tij i kundërshton qëllimet e besimit të saj,

duke bërë sikur u shërben dijeve në fjalë. Ndërsa është trupërisht pjesë e asaj

shoqërie, ai jeton shpirtërisht jashtë saj”.

Nëpër këtë rrugë ka kaluar edhe Kadare. Veç të tjerash, veç talentit,

ai ka pasur edhe fat. Mund të thuash se ka qenë shkrimtari më me fat i

letërsisë shqipe.

Në vitet ’30 të shekullit që shkoi, oxhakfshirësi i vetëm i qytetit të

Gjirokastrës kuturisi që t’i dërgonte një letër Rokfelerit, bankierit më të

madh të të gjithë botës së atëhershme. Letra, sipas dëshmive të kohës

dhe të kronikës së Baftjar Dobit, Gjirokastra jonë, ishte pak a shumë si

më poshtë:

“Jetoj në qytetin e Gjirokastrës, në Shqipëri, e cila është në Ballkan dhe

xiii

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!