29.01.2018 Views

KADARE VEPRA POETIKE

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

VEPRA POETIKE

të sillte shijen e lirisë, të drejtpeshimit. Le të marrim poemën

Rugëve të Moskës. Kjo poemë sjell energjinë e një qyteti të madh,

atmosferën e një jete të çliruar nga ngushtësirat, rrugicat e Ballkanit,

të Gjirokastrës, sjell marramendjen e lumtur në një metropol pa anë

e fund dhe të një dashurie pa fund e fillim, një shumësi dashurish,

shlirje e ndërrim, lënie përgjysmë e rifillim; një klimë dashurie, rinie

dhe qyteti. Dhe, dhe… një përkohësi e kithët që i nëpërshkon të

gjitha: le të gëzojmë! Gaudiamus igitur, juventus est (të gëzojmë, sa

jemi të rinj), siç thoshte latini.

Këtu, në qytetet tona, sa të shihnin me një vajzë, opinioni, prindi,

sekretari i partisë të kapnin për zverku dhe të thoshin: martohu.

Në kombinatet dhe në aksionet, në kantieret e ndërtimit të

hidrocentraleve dhe të hekurudhave të atëhershme kishte plasur një

dashni e një shpëlarësi fare pa timon e pa frena, por që mbulohej e fshihej

me shamitë e kuqe dhe me S-të e kuqe, shenjat e sulmuesve socialistë

dhe aksionistë. Ndërkohë, në librat e gazetat e ditës ne ende lexonim një

poezi libreske psherëtimash (ah, o sy të bukur), një poezi betimesh për

dashuri të përjetshme. Në këtë klimë, Kadareja i pari do të shkruante:

Ndarja erdhi,

Po iki larg prej teje.

Asgjë e jashtëzakonshme,

Veç ndonjë natë

Gishtat e dikujt do pleksen në flokët e tu

Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë.

“Edhe kur kujtesa”, (1961)

Ajo që mbetet për t’u thënë e për t’u rithënë është habia se si

erdhën në liri këto poezi të kohës së diktaturës. Pse ato ende janë po

aq të freskëta sa dhe pesëdhjetë vjet më parë, në kohët kur u shkruan?

xxi

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!