29.01.2018 Views

KADARE VEPRA POETIKE

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

VEPRA POETIKE

Fill pas mbarimit të studimeve, vjen romani Gjenerali i ushtrisë së

vdekur, (1963), i cili, që me botimin e parë në Paris, u shpall libër botëror.

Si duket, ajo bota tjetër, Perëndimi, pëlqente më shumë prozën e tij.

Kjo bota tjetër dinte dhe t’i peshonte gjërat në bankën ndërkombëtare

të vlerave. (Rokfeleri në vitet tridhjetë i kishte shkruar bashkëqytetarit

të tij oxhakfshirës se në llogaritë dhe në numrat e tij ai mbante

parasysh gjithë botën.) Mbase, Ismail Kadaresë i eci fati në këtë botë,

ku po botoheshin njëri pas tjetrit gati të gjitha romanet e tij apo mbase

Gjirokastra, në këtë rast, nuk po zgjaste dorën e lypësit për ndihmë, por

po hynte me vlerat e saj në portat e botës së madhe. Proza, romanet e tij,

u vlerësuan në ngritje prej saj. Me kohë, filluan kandidimet për “Nobel”-

in, mori disa nga vlerësimet më të shquara në botë, si çmimin e madh

britanik “The Man Booker International Prize 2005”.

Poezitë e para të këtij libri shënojnë vitin 1957. Poezia e fundit, më

saktë, poema e fundit në këtë libër, Tirana në dimër” i përket vitit 2005.

Pra, kemi mbi pesëdhjetë vjet poezi, ndryrë në një libër si ky që kemi

në dorë.

Nga imazhet e para veçojmë ato nga poezia Fusha shtrihet e errët:

Fusha shtrihet e errët tutje.

Drurët nxijnë tek-tuk si hajdutë.

Diku larg vetëtin, bie shi....

Një situatë fshehtësie, ngjethëse, e mbarsur me krim, me natën

dhe me shiun si sfond. Një sfond i gatshëm për cilëndo shfaqje të së

mbrapshtës, të krimit, të fatkeqësisë, sado rëndë dhe vuvët që të ngjizen

ato.

xv

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!