29.01.2018 Views

KADARE VEPRA POETIKE

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

PARATHËNIE

Kadareja ka një novelë të titulluar Kalorësi me skifter. Paradigma e

kalorësit të ftuar në një festë është domethënëse për ata shkrimtarë të

ftuar nga komunizmi për të qenë kalorës të sofrës së artit të tij. Kalorësi

i zymtë hynte në darkën e të ftuarve me një mëdyshje mespërmes: ishte

kurth apo ishte vlerësim për të kjo ftesë? Sigurisht që ishte kurth, kurthi

i vdekjes së tij si autor. Në këtë festë, kalorësin e kishin thirrur vetëm që

ta asgjësonin.

Në poezi, ftesa për të kaluar nëpër kurthe të tilla ka qenë më vdekjeprurësja.

Shumë shkrimtarë që i besuan kokë e këmbë kësaj feste, vdiqën

bashkë me komunizmin. Në rastin më të mirë, prej tyre kanë ardhur në

ditët tona pjesë a pjesëza të një krijimtarie pa shpirt.

Kalorësit që nuk iu shmangën ftesës, vetëm për ta respektuar në

dukje atë dhe për ta vrarë në thelbin e saj, mbetën. Erdhën në botën

këndej, në kohën e sotme. Kadareja ishte një nga ata kalorës të vdekjes

që doli përtej portave të saj. Akademia Franceze, në ditën që e pranoi

anëtar të saj, shkrimtarin që vinte nga një diktaturë (dhe çfarë diktature!),

e quajti atë prokuror i diktaturave.

Ai e kishte kaluar me shumë finesë festën e vdekjes. Dhe kështu

vjen edhe sot me këto poezi.

Disa poema dhe pjesë të tyre mbetën andej, nuk arritën te ne, se

i përkisnin zonës së vdekjes, taksës për festën e vdekjes, nëpër të cilën

ai kaloi. Ato që mbijetuan, dhe këto janë pjesa më e madhe dhe më

thelbësore e poezisë së tij, ja tek i kemi, te ky vëllim, kurse në serinë

e veprës së tij të plotë, mban numri fatidik 7. Erdhën. Me provën e

vdekjes, që u rrëshqet si shiu e nata prej supeve.

Diskutimi i sotëm, që shpeshherë ka nxjerrë krye, diskutimi që

ti si kalorës i vdekjes nuk duhet të vije më për këndej, nuk duhet të

radhiteshe ndër të gjallët, duket se nuk ka më vlerë. E kundërta, po të

provohej dot, ajo se si e kalove luginën e vdekjes dhe se si na i solle kaq

poezi dhe poema, kaq tregime dhe romane me vlerë universale, do të

ishte më domethënëse.

Si i solli këto poema?

xxii

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!