29.01.2018 Views

KADARE VEPRA POETIKE

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

VEPRA POETIKE

logjika jonë njerëzore shpeshherë është krejt e paaftë, shpeshherë nuk na

hyn shumë në punë për të kuptuar kush jemi dhe ku po vemi.

Në vargjet që po sjellim më poshtë, shpaloset fataliteti i humbjes,

i moskuptimit dhe paradoksalisht e njëkohshëm edhe hapja ndaj tij,

rrokja brenda vetes e gjer jetësimi nga hiri i këtij moskuptimi të humbjes.

Kështu ndodh që një nga shfaqjet e jetës sonë të rëndomtë, këto realitetet

tona të brishta, fare natyrshëm në humnerimin e dhembjes shndërrohen

dhe në të ndërlikuara, në një ndërlikueshmëri mistike:

...Ti do të vish këtu dhe në mos ardhsh.

Qofsh si muzikë, si pikëllim apo si kryq

Unë do të njoh e do të çohem vrik.

Dhe si ai që guaskës perlën ia merr,

Nga muzika, kryqi a vdekja do të të nxjerr.

“Në studion dimërore”, (1985)

Poezia e I. Kadaresë e ripohoi veten, duke dalë nga shekulli im në

shekullin e ri, në shekullin XXI. Te një nga kryeveprat e tij më të fundit,

Tirana në dimër, ashtu si dhe te Krishtlindjet në New York, ai iu kthye

temës së tij të ngulët, temës së qytetit. Një qyteti sa si realitet i prekshëm,

po aq dhe si realitet mistik... qyteti si arketip i lëvizjes rrethore që të

kthen pas tek evokimi i Dante Aligierit dhe i njëmbëdhjetërrokëshit të

tij, qyteti si përgjegjësi ndaj së përjetshmes dhe së përkohshmes, ndaj

unit universal të poetit të madh dhe unit të veçantë të kombit të tij...

ndaj një bote intime të papërmbushur kurrë, ku imazhet dhe përbërësit

tanë më jetikë dhe më themelorë ndeshen me hijen e plotfuqishme të

vdekjes në sfond... Dhe një energji gjuhe, një imagjinatë e aftë sa të

ndërkallë gjer në përditshmëritë tona imazhet danteske. Kështu, nën

tonalitetin maestoso të një universaliteti herë-herë përçmues për të

sotmen, po për një të sotme jo kryekëput të papërfillur, jo totalisht të

xix

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!