29.01.2018 Views

KADARE VEPRA POETIKE

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

VEPRA POETIKE

pamje tjetër të botës, një tjetër qiell krejtësisht të ndryshëm nga ai pa

formë dhe si tru idioti.

Për herë të parë në një libër kjo vjershë do të botohej, e përkthyer

rusisht, në vëllimin Lirika, botim i Izdatelstvo inostrannoj literaturi,

Moskë, 1961. Ky imazh, që qielli i Tiranës, qielli i kësaj bote, qielli rozë

dhe i ndezur socialist, na qenka jo i tillë, por pa formë dhe si tru idioti,

bëri që David Samojllovi të shkruante në parathënien e librit se Ismail

Kadare ka ndikime nga modernizmi perëndimor. Kritika dhe vetë

Kadareja kanë treguar që ky botim në gjuhë të huaj e vuri atë në një

nyjë dramatike. Ose duhet të pranonte një kritikë të tillë, ose nuk do t’i

botohej libri. Natyrisht, autori, në një moshë fare të re atëherë, zgjodhi

këtë të fundit, botimin e librit dhe kritikën, kritikë që në atë kohë mund

t’i sillte pasoja jo të vogla.

Ndryshe nga ç’ndodh rëndom, nga ajo që shumë shkrimtarë ia nisin

duke shkruar vargje, Kadareja fillimet e tij në letërsi i ka pasur në prozë.

Ai do të shkruajë një roman që kur ishte në gjimnaz, që në adoleshencën

e tij. Më pas do të vinin vjershat. Libri i parë Frymëzimet djaloshare dhe

libri tjetër Ëndërrimet botohen që kur ishte nxënës dhe më pas student.

Më pas do të vinin librat Shekulli im, Përse mendohen këto male, si dhe

përmbledhje të zgjedhura poetike.

Por pas njëfarë kohe, edhe pse atëherë e mbanin të suksesshëm si

poet, gradualisht Kadareja do të tërhiqet nga poezia. Botimet e vëllimeve

poetike prej tij sa vinte, bëheshin më të rralla. Kritika dhe vetë Kadareja

e kanë shpjeguar arsyen e një dukurie të tillë.

Poezia ka qenë krenaria e gjithë kampit socialist. Ajo është propaganduar

si arritje e madhe, si avangarda e të gjitha arteve. Kadareja ka qenë

për të kundërtën. Poezia, sipas tij, ka qenë më entuziastja, më militantja,

më realsocialistja e të gjithë artit të botës komuniste. Ka qenë i vetmi

zhanër, ku taksa që paguanin shkrimtarët ishte më e detyrueshmja. Në

çdo vëllim do të kishte patjetër vjersha politike. Kjo gati u zyrtarizua:

në çdo vëllim do t’u këndohej partisë, socializmit, kongreseve, gjë që

nuk ndodhte me zhanret e tjera letrare. Mburrja me numrin e lartë të

botimeve në poezi, me tirazhet e larta qindramijëshe ishte karakteristikë

ix

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!