14.04.2014 Views

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

SHTATËZANIA NË KRIZË

Dokumentimi viziv

Dokumentet vizive të krijuara gjatë praktikave të shërbimit i janë nënshtruar interpretimit

sistematik për qëllime të studimit. Fotografitë e shtatëzanave dhe fëmijëve, filmimet, formatet

për dokumente ligjore apo efekte arkivore kontribuojnë në autentizmin e studimit.

Në të gjitha rastet, ato përdoren me miratimin paraprak të klientëve.

Analiza e përvojave personale

Në studim, përvojat personale analizohen si përvoja biografike, si rrjedhë e mendimeve

dhe kuptimeve që ka shtatzëna për veten, fëmijën e lindur jashtë martese dhe kompleksitetin

e situatës ku ndodhet. Shumë prej tyre sillen në trajtë vignetash.

Analiza e përvojave personale ka vështirësi të shumëfishta. Analiza e traumave të përjetuara,

ndarja dhe montimi i rrëfimeve autobiografike, serializimi i episodeve personale, copëzimi,

kaotizmi shkakësor ndihmojnë në analizën e domethënies dhe konstruktit mendor të

shtatzënës së braktisur.

Shpesh ka qenë e vështirë të montohen historitë personale, ndërkohë që as trajtimi e as

studimi nuk mund të mjaftohen me montime amatoreske. Këto janë disa nga vështirësitë që

kanë dalë gjatë analizës së përvojave personale.

Metoda narrative

Ky studim i fokusuar tek shtatzënat në krizë, me qëllim prezantimin e të gjitha aspekteve

të problemit, duke filluar nga episodi i mbetjes shtatzënë, emocionet e para mbi shtatzëninë,

vuajtjet bashkë me fëmijën, dilemat e braktisjes, planet për veten dhe fëmijën, ndihma

nga punonjëset sociale, psikologët dhe mjekët, është ndërtuar edhe mbi rrëfimet e punonjëseve

të rasti për atë që kanë parë, ndjerë dhe mësuar në shërbim.

II. MENAXHIMI DHE INTERPRETIMI I TË DHËNAVE

Për studimin janë menaxhuar të dhëna të mbledhura nga metodat e sipërpërshkruara, të

dhëna personale të dosjeve, të historisë së rasteve, shënimet e mbajtura gjatë trajtimit, etj. Të

dhënat janë krahasuar brenda rastit, ashtu edhe me të dhëna të rasteve të tjera. Për efekte

konfidencialiteti, ato mbahen dhe sillen në studim të koduara. Interpretimi dhe diagramimi i

15

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!