14.04.2014 Views

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

SHËRBIMET SOCIALE TË BETHANY

mund të kujdesen për veten dhe foshnjën si dhe të monitorojë marrëdhëniet me të tjerët. E

braktisura ka përpara dy alternativa: ta mbajë fëmijës ose ta braktisë atë. Rruga e ndërmjetme,

e lënies së foshnjës për pak kohë në institucion, iu volet nënave që janë duke rregulluar

konkretisht diçka në jetën e tyre.

Në marrjen e vendimit, nëna në krizë duhet të mbajë parasysh dy elemente njëlloj të

rëndësishëm: mirëqenien e fëmijës dhe mirëqenien e vetes së saj. Kujdesi për veten nuk

është moskujdesje për fëmijën e as kujdesi për fëmijën nuk është moskujdes për veten.

Përkundrazi, si kujdesi për veten ashtu edhe kujdesi për fëmijën predispozojnë marrëdhënie

më të mira, aftësi për të monitoruar dhe ndarë jetën private, rrit ndërvarësinë e shëndetshme

dhe fuqinë për të vetëvepruar. Mbajtja parasysh e këtyre premisave themelore në përgatitjen

e gruas për të bërë një plan afatgjatë për veten dhe fëmijën është kërkesë jashtëzakonisht e

rëndësishme. “Si këshillues, ne duhet t’i inkurajojmë klientet femra të zgjedhin: të saktësojnë imazhin

për veten apo të lejojnë të definohen dhe udhëhiqen nga të tjerët”. Të zgjedhin të zotërojnë veten apo

situatën me fëmijën janë dy alternativat e nënave në rrezik. Ato ndihmohen intensivisht që

t’i japin fund varësisë nga të tjerët, të mos lejojnë të bëjnë jetën që të tjerët presin prej tyre.

Përfshirja e të afërmve imediatë (familjarëve, partnerit) është strategji që ndihmon pikërisht

në shuarjen e presionit për të bërë një jetë të diktuar nga të tjerët. Dilema themelore që

duhet të zgjidhë e braktisura në këshillim është pikërisht ndërtimi i një plani jete për veten

dhe fëmijën. Detyra e këshillueseve të Bethany është të ndihmojnë pandarë shtatzënat e

braktisura të vendosin kush dhe çfarë duan të jenë. Mosprekja e mirëqenies, interesave më

të larta dhe të drejtave të fëmijës janë kushti suprem.

Shërbimet synojnë ruajtjen e lidhjes nënë biologjike:fëmijë. Shtatëzana eksploron të gjitha

mundësitë për ta mbajtur fëmijën. Mbajtja e fëmijës është alternativa e synuar. Braktisja

përmes praktikave ligjore është gjithashtu një alternativë kur ajo vendos se mirëqenia e të

dyve favorizohet pikërisht nga lënia e fëmijës në institucion. Lenia e fëmijës në institucion

mund të jetë dy formash: e përkohshme, e përhershme.

Fëmija vendoset në institucion ose në kujdestari përkohësisht, për aq kohë sa nëna të

marrë veten. Braktisja e përhershme fillon në maternitet, menjëherë pas lindjes, në

kujdestarinë e punonjëseve sociale të maternitetit. Në të dyja rastet e braktisjes së përhershme

apo lënies së fëmijës përkohësisht në institucion, praktikat ndiqen nga punonjësit socialë të

Shërbimit Social Shtetëror dhe mbështetën në ligj.

52

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!