14.04.2014 Views

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

SHTATËZANIA NË KRIZË

NATYRA E KLIENTELËS SË PROGRAMIT

PËR SHTATZËNINË NË KRIZË

“Familja është mënyra e vetme për të jetuar, është vetë jeta, është e vetmja gjë që do të zgjidhte

gjithkush.”- pohon psikologu francez Pier Bregon. Të zgjedhësh të ndërtosh një familje do të

thotë në radhë të parë të zgjedhësh të respektosh veten dhe të tjerët. Dhe respekti vjen nga

vetja e lirë dhe e fuqishme.

Gratë pjesëmarrëse në programin “Strehë për shtatzëninë në krizë” nuk kanë shumë liri

të zgjedhin familjen. Ato pengohen, siç e pranojnë edhe vetë, nga dhuna e skajshme.

Jo gjithmonë janë të nevojshme fjalët për të zbuluar atë që fshihet brenda shpirtit të një gruaje.

Është vetëm 16 vjeç. Vjen nga fshati, e pashkolluar. Nuk dihet si ka ardhur deri tek ne. As dihet nëse

jashtë e pret ndokush. Nuk flet. Është e trembur. Vetëm qan. Duket tejet e traumatizuar. Sapo ka mësuar

se është shtatzënë.

”Dhe sa kohë më duhet të lind?”. Nuk e di sa muajsh është, e as që ishte shtatzënë.

“Dua të lind, dua të lind sa më shpejt!” thotë e tmerruar. Në sytë e zgurdulluar projektohet frika e saj.

“Më thoni dhe sa kohë më duhet të lind?” Zëri i bëhet dëshpërimisht më i qartë.

“Edhe katër!”, dëgjon t’i thotë punonjësja sociale.

Ajo u plandos. Nga duart e pafuqishme i rrëshqiti shamia e qullur. S’i duhej më. Buzët e thara

mërmërisnin pa kuptim, si për të shoqëruar dihatjen e kraharorit të dalë nga kontrolli.

F.

Shumica janë viktima të dhunës thjesht sepse janë femra. Shtatzënia e tyre nuk përbën

arsye frenimi për dhunuesit. Vetëm ¼ e tyre pohojnë se nuk kanë provuar dhunë fizikë mbi

veten gjatë shtatzënisë. Të tjerat kujtojnë të fikura sa kanë vuajtur nga dhuna fizike e meshkujve

të familjes.

“Në shtatëzaninë e dytë, burri më keqtrajtonte aq rëndë saqë më plasi hemorragjia në shtëpi. Donte me

çdo kusht të abortoja. I shpëtova nga duart dhe iu drejtova maternitetit ku m’u ofrua ndihmë nga

punonjësja sociale dhe personeli mjekësor”.

Rast i divorcuar

19

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!