14.04.2014 Views

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

SHËRBIMET SOCIALE TË BETHANY

Partnerët ose familjarët tregojnë zemërim dhe inat në intimitet dhe publik, duke e bërë

shtatzënën të ndjehet e pavlerë dhe e turpëruar. Madje edhe pasojat e dhunës justifikohen

si të arsyeshme për situatën.

Pas lindjes e braktisi fëmijën për shkak të turpit.

“Prindërve nuk mund t’iu çoja në derë një fëmijë për të cilin do të ndiheshin të turpëruar. Si të

përgjigjeshin kur t’i pyesnin “I kujt është ky?”.

Mjekra i dridhet. Dhe jo vetëm ajo. Lot nuk ka më. Duart e vendosura mbi bark, sikur të kërkojnë

fëmijën që ka qenë aty deri para pak.

Djali që dashuronte e zhgënjeu. E priti duke fshehur shtatzëninë nga prindërit dhe nga të gjithë të

tjerët deri në muajin e tetë. Po ai nuk u bë i gjallë. Familjarët u tërbuan. Derdhën mbi të të gjithë

dhunën dhe mallkimin e mundshëm. Erdhi në klinikën Bethany për t’u strehuar.

“Nuk do t’i fal kurrë të gjithë ata që më bënë të braktis një foshnje! Në emër të duarve të vogla që

dridheshin si të më thonin “Mos më lër!” Duart mbi bark i ngrijnë. Dërrmimi nuk njeh më kufi. Ajo do

të vijojë të marrë këshillim për të zhbërë efektet e traumës.

M. 18 vjeçe

Shtatzënat me arsim tetëvjeçar duket se e vuajnë më shumë bjerrjen e imazhit të vetes

dhe të familjarëve në publik. Ato përpos që ndjejnë një nivel të lartë kërcënimi për veten

dhe fëmijën, vuajnë tek kërkojnë të ruajnë edhe imazhin e të tjerëve.

Abuzimet psikologjike që raportohen më dendur nga shtatzënat e braktisura janë:

Fyerjet

Duke konsideruar gjendjen fizike dhe emocionale të shtatzënës së braktisur dhe ndryshimet

në sistemin imunitar të saj, fyerjet e vazhdueshme prej të atit të fëmijës dhe familjarëve sjellin

një faturë të lartë dëmi për mirëqenien mendore dhe fizike, si dhe vetë jetën e saj.

Mohimi i dashurisë

Në kohën e sjelljes në jetë të fëmijës, mungesa e mbështetjes emocionale dhe lidhjeve

afektive me të afërmit përjetohet si dhunë psikologjike. Braktisja pasohet me vetmi dhe

vetëvlerësim të ulët, elementë këto që destruktojnë mirëqenien mendore dhe emocionale të

24

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!