14.04.2014 Views

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

SHTATËZANIA NË KRIZË

shpëtimtarja a zgjidhësja e problemit. Ja sesi shprehen disa prej tyre: “Jam në dorën tënde!”,

“Më bëj derman!”, “Nuk kam vend tjetër ku të shkoj!”. Edhe emocioni i frikës është një transferencë

e ndeshur dendur. Frika pohohet të jetë përjetuar në përqindje shumë të larta, 19.5%.

Ka nëna që ndjehen të pasigurta (10.9%), kur përballen me punonjësen sociale. Nuk

mungojnë dhe ato që ndihmën e dhënë nga punonjësja sociale e shikojnë si një të mirë

shumë të madhe për t’u besuar (15.2%). Ato i habit fakti që ka njerëz që mund t’i ndihmojnë,

ndaj janë dyshuese, mosbesuese.

Shërbimi i “Strehëzës për shtatzënat e braktisura” është i vetmi në llojin dhe filozofinë e

tij. Ai është holistik, intensiv dhe me synime të qarta ndihme. Ai nuk përdor vetëm resurset

e brendshme të organizatës, shërbimin social, mjekësor, psikologjik e trajnues, por edhe

ndihmën e gjithanshme që japin familjet strehuese, shërbimet e punësimit, trajnimit dhe

kualifikimit, institucionet e trajtimit të specializuar mjekësor, bashkia e Tiranës, minibashkitë,

çerdhet, maternitetet e Tiranës, shërbimi social shtetëror, vullnetarë, etj., duke e shtuar kështu

shumëfish vlerën e shërbimit.

Mbi “zanat” e mira: familjet strehuese

Bethany beson se ndihma e punonjëseve sociale, mjekëve dhe psikologëve shtohet

shumëfish në vlerë duke u komplementarizuar me ndihmën e ardhur nga familjet strehuese.

Strehimin në familje vullnetare, Bethany e shikon si vlerë të shtuar të shërbimit. Modele

vlerash në veprim, burime empatie dhe ndihme të natyrshme, burime shprese dhe inkurajimi,

agjentë të informimit hap pas hapi për shanse pune e strehimi, moderatorë, mësues të

natyrshëm, udhëheqës shpirtërorë: ja në çfarë shndërrohen familjarët strehues në program.

Përzgjedhja e tyre bëhet përmes një skrinimi të kujdesshëm. Kriteret e një familje strehuese

përfshijnë, por nuk mjaftohen me: një dinamikë të shëndetshme familjare, background të pastër

ligjor dhe moral, të ardhura të mjaftueshme, reputacion pozitiv në komunitet, disponibilitet

në kohë, shëndet të mirë mendor dhe fizik, vlera të shëndosha, respekt për jetën. Familjarët

strehues kontraktohen të kujdesen me përkushtim ndaj shtatëzanave. Ata respektojnë

klienten dhe organizatën. Gjatë përkushtimit në program, familjet strehuese trajnohen në

çështje të shtatzënisë në krizë dhe të përballimit të situatave stresante.

61

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!