14.04.2014 Views

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

SHËRBIMET SOCIALE TË BETHANY

Efektet afatgjata të ndarjes varen nga mosha e fëmijës. Ndarja nga prindërit në muajt e

parë të jetës ka efekte sabotuese për cilësinë e shëndetit mendor të tij. Ndarja pasi është

formuar lidhja emocionale me prindërit shkakton çrregullime të rënda emocionale,

çrregullime të gjumit, humbje të shprehive të ushqyerit, pasivitet, të qara të shpeshta, ankth

të madh në prani të të huajve, mbyllje, tërheqje, etj.

Edhe kur nënat vendosin ta braktisin përkohësisht fëmijën, ato ndihmohen të mos e mbajnë

peng fëmijën. Ato duhet të zhvillojnë një plan urgjent të marrjes së fëmijës nga institucioni.

E drejta e fëmijës për një fillim të mirë në jetë është gjithmonë arsyeja më e madhe.

Këshillimi social e psikologjik pas lindjes i ndihmon nënat të vendosin raporte emocionale

dhe kujdesi me fëmijën, të gjejnë kuptime të reja për veten dhe fëmijën si dhe të identifikojnë

strategji të çlirimit emocional.

Si rezultat i këshillimit, siç tregojnë edhe të dhënat e tabelës së mëposhtme, 87% e nënave

kanë vendosur ta mbajnë fëmijën e lindur jashtë kurore. 13 % e tyre kanë vendosur pro

braktisjes. Siç shikohet edhe në përgjigjet e nënave, arsyet e braktisjes shpesh qëndrojnë

jashtë tyre: fëmija është produkt i një marrëdhënie jashtëmartesore të padeklaruar, nëna

ndjen turp nga familjarët dhe komuniteti apo dhimbje nga episodi i dhunimit që ka çuar në

konceptimin e fëmijës.

Fëmija nuk është imi, mua më kanë përdhunuar...

Një nënë

Braktisja ndodh edhe ne rastet kur nëna vuan probleme të shëndetit mendor. Disa nëna

braktisin se besojnë tek alternativa e birësimit, e asaj ç’ka prindër të tjerë do t’i ofrojnë fëmijës

në këndvështrimin ekonomik e shpirtëror. Disa shtatëzana të braktisura nga bashkëshortët

e tyre mund të kenë fëmijë të tjerë për të rritur, ndërkohë që vuan në mjerim ekonomik dhe

kushte shumë të vështira jetese. 2.2% e të intervistuarave e braktisin fëmijën sepse duan të

shpëtojnë nga situata ku janë futur. Shtatzënia e tyre mund të ketë ardhur nga marrëdhënie

jashtëmartesore, mund të jetë e kërcënuar nga partneri apo familja e origjinës të cilët nuk

janë gati ta pranojë nënën bashkë me fëmijën. 2.2% e të intervistuarave pohojnë se e braktisin

fëmijën sepse dinë që ka familje që duan ta birësojnë. Birësimi, sido që njihet në program si

alternativë e shëndetshme, rrethohet ende me tis paqartësie nga nënat. Ai pak njihet në

publik dhe shpesh ngatërrohet me trafikimin. Birësimi dhe trafikimi janë antipode të njeri

54

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!