14.04.2014 Views

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

SHTATËZANIA NË KRIZË

Shërbimet Sociale të Bethany ka vite që i zhvillon. Ato iu ofrohen grave që iu shkelen të

drejtat themelore në një periudhë të vështirë dhe delikate të jetës siç është shtatzënia.

Përgjithësisht, përfitojnë gra shtatzëna të braktisura nga partneri dhe familja e origjinës, me

arsim të pamjaftueshëm dhe të papërshtatshëm për tregun e punës, pa akses në shërbimet

sociale dhe mjekësore, pa të ardhura dhe mjete jetese, të kërcënuara për jetën e tyre dhe të

fëmijës. Ato sjellin me vete histori të gjata abuzimi të të drejtave dhe lirive, stigmatizim,

vetëvlerësim të ulët, frikë dhe shpresë të sakatuar për jetën; ato vuajnë dhunën, braktisjen

nga partneri, familja e origjinës, paragjykimet dhe neglizhimin. Në programin “Strehë për

shtatzëninë në rrezik” vijnë gra që nuk arrijnë të përfitojnë nga sistemi i shërbimeve sociale,

ose nuk e gjejnë atë të përshtatshëm për situatën e tyre.

MBI NATYRËN E SHËRBIMIT

Programi i shtatzënisë në krizë i zhvilluar nga Shërbimet Sociale të Bethany është unikal

në mënyrën e organizimit dhe funksionimit. Përmes tij parandalohet dëmtimi i shëndetit

mendor dhe fizik të nënës dhe fëmijës, trafikimi i tyre, braktisja e fëmijës si dhe sigurohet

bashkimi i familjes. Paralelisht, programi synon të ndërgjegjësojë komunitetin për pjesëmarrje

në përpjekjet për shëndoshjen e familjes dhe zhvillimin e politikave të ndihmës, punësimit

dhe strehimit të nënave të vetme e në rrezik.

Programi për shtatzëninë në krizë, vetëm gjatë viteve 2002-2006 ka pritur dhe trajtuar

rreth 150 shtatëzana të braktisura në nevojë. Atyre iu janë ofruar shërbime psikologjike,

sociale, edukative dhe mjekësore si dhe qëndrim në familje strehuese para dhe pas lindjes.

Parimet themelore të shërbimit janë ato të përfitimit maksimal të nënës dhe fëmijës, të rritjes

së sigurisë dhe pavarësisë së tyre. Shërbimet e ofruara mbështeten në parimin e

konfidencialitetit të pakushtëzuar. Qëllimi i shërbimit është shmangja e braktisjes,

keqtrajtimit, abuzimit, trafikimit, vrasjes së të sapolindurit dhe mbështetja në marrjen e

vendimit për të ardhmen në interes të të dy palëve.

Këshillimi i shtatzënave në krizë ka një dinamikë shumë më intensive krahasuar me

klientelën tjetër. Të ardhura në krizë, ato përgjithësisht manifestojnë të përditshmen shqiptare

që ushqen dominancën mashkullore. Mendimi populist që i ngarkon apriori meshkujt me

7

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!