14.04.2014 Views

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

SHTATËZANIA NË KRIZË

Punonjësit e shërbimit psikosocial të Bethany ndihmojnë nënat të eksplorojnë dhe sfidojnë

pritshmëritë skematike që mund të kenë mbi limitimin gjinor. Nënat e braktisura ndihmohen

në kapërcimin e pengesave të brendshme lidhur me autonominë, në rritjen e vetëvlerësimit

dhe tejkalimin e varësisë të domosdoshme këto për të mbajtur fëmijën. Ndjeshmëria gjinore

i ka ndihmuar këshillueset:

• Të kuptojnë vështirësitë që i krijohen klientes nga perspektiva gjinore për të mbajtur

fëmijën;

• Të përcaktuar vështirësitë që has realisht nëna dhe fëmija pa baba në integrimin social;

• Të promovojnë politika në favor të planit personal të grave që i rrisin fëmijët pa

partnerët,

• Të kuptojnë sjelljet, rolet dhe statusin specifik të burrit dhe gruas;

• Të analizojnë pritshmëritë e gruas nënë;

• Të analizojnë varësinë e gruas nga besimi se martesa është zgjedhja më e mirë për

gruan;

• Të tregojnë kujdes për punësimin për karrierën dhe nevojat e gruas;

• Të inkurajojnë partnerët të besojnë se rritja e fëmijëve është përgjegjësi e palëve.

Efektet e ndarjes nga nëna

Në program, shtatzëna e braktisur zhvillon një plan të përhershëm vendosjeje për fëmijën,

që pa ardhur ai në jetë. Një ndër arsyet qendrore profesionale pse Bethany punon për

fuqizimin e nënës me qëllim parandalimin e braktisjes dhe lënies së fëmijës në institucion

është se ndarja nga nëna biologjike në foshnjëri dhe institucionalizimi i hershëm i fëmijës

kanë pasoja në zhvillimin psikologjik të fëmijës. Privimi nga dashuria amësore ndikon

dukshëm në shëndetin mendor dhe fizik të foshnjës në jetë. Gjatë vitit të parë fëmija ndërton

arkitekturën e tij psikike. Mungesa e nënës gjatë vitit të parë shënjohet në sjelljen e

mëvonshme.

U mërzita shumë kur pashë djalin që luante me edukatoren. Kur vajta unë ai nuk ma vari fare.

Luante vetëm të. U bëra xheloze. E mora në krahë me forcë. Doja të puthja. Ai qau!

B, 16 vjeç

53

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!