14.04.2014 Views

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

SHËRBIMET SOCIALE TË BETHANY

a. Këshillimi individual

Shtatzënat e braktisura qëndrojnë në program deri në gjashtë muaj. Këshillimi individual

ofron ndihmë për shtatzënën brenda një marrëdhënieje të mbyllur për këtë periudhë. Ai

organizohet me shumë kujdes dhe kalon në disa etapa:

• Ndërtimi i një marrëdhënieje besimi, nëpërmjet përdorimit të aftësive komunikuese

dhe lehtësuese,

• Evidentimi i problemeve dhe përcaktimi i problemit madhor që ka rasti,

• Përcaktimi i alternativave të mundshme për t’u ndjekur,

• Analiza e alternativave parë nga anët pozitive dhe negative të secilës,

• Marrja e vendimit,

• Monitorimi i vendimit të marrë.

Për F. është shumë e vështirë të mësohet me rregullat e programit apo me qëndrimin në shtëpinë

pritëse strehuese. Ajo manifeston frikë, kërkon gjithmonë shoqëri. Në këshillimin individual është vetëm

fizikisht e pranishme. Mendërisht ende nuk e pranon situatën e saj. Ka vështirësi për të folur hapur.

Shpesh, kur nuk është në botën e saj të “sikur...! -eve” zgjedh të mos flasë fare. Për një kohë të gjatë lejoi

të ish e pushtuar nga një ankth i skajshëm. Ajo u vendos në terapi grupi.

Gjatë seancave të terapisë në grup, ajo kupton që reagimet e saj janë normale ndaj një situate dhe

përvoje anormale. Duke e ndarë përvojën edhe me shtatzëna të tjera në program, duke dëgjuar për historitë

e tyre, ajo fillon të besojë që nuk është përgjegjëse për qëndrimet që mbajnë të tjerët ndaj saj. Besimi

tek vetja i vjen ngadalë. Fillon të jetë më aktive dhe të marrë pjesë më shumë në diskutimet në grup.

Sjellja e saj monitorohet me kujdes. Për të fituar vetëvlerësimin u përdorën teknika të fuqizimit të

anëve të forta të saj. Kujdes u bë për të minimizuar ndjenjat negative ndaj vetes. Këtu u përqendruan

përpjekjet për ndryshim. Ajo përqendrohet me gjithë forcat në rifitimin e jetës për veten dhe vajzën e saj.

Një këshilluese

b. Këshillimi në grup dhe shkëmbimi i eksperiencave

Një strategji e rëndësishme e ndihmës është përfshirja e shtatzënës në këshillim, dhe

terapi grupi. Këshillimi në grup lejon transdentimin dhe kaunterimin e gjendjes së krizës.

Pjesëmarrja në grup me të braktisura me përvoja të ngjashme i ndihmon të shprehen dhe

40

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!