14.04.2014 Views

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

SHËRBIMET SOCIALE TË BETHANY

Si pasojë e dhunës, shumë shtatëzana fillojnë duhanin. Krahasuar me shtatzënat që nuk

pinë duhan, ato janë më të rrezikuara ndaj aborteve spontane, plasjeve para kohe të

membranave, hemoragjive gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të shtatzënisë. Zhvillimi

intrauterin i fetusit është më i rrezikuar tek ato që marrin duhan. Në programin për

shtatzëninë në krizë, është vënë re se foshnjat e nënave duhanpirëse lindin me peshë më të

vogël krahasuar me fëmijët e tjerë.

Edhe konsumi i kafesë shtohet paralelisht me rritjen e stresit nga shtatzënia e padëshiruar.

Klientet raportojnë dëshirë për të pirë kafe edhe pse më parë nuk e kanë pirë. Si efekti i

kafeinës ashtu edhe aspekti social i pirjes së kafesë bëhen nxitës të varësisë së re.

Zgjatja e dorës drejt qetësuesve fillimisht duket shpërblyese: disa orë gjumi më shumë,

më pak dhimbje koke, frymemarrje më e rregullt. Kërkimi i qetësuesve rritet. Shtatëzënat në

krizë insistojnë të kenë «sikur edhe një paracetamol !», pavarësisht shpjegimit se medikamentet

e kalojnë barrierën placentare dhe ngacmojnë mjedisin e fetusit.

Dhuna seksuale

Abuzimi seksual është shpeshherë zanafilla e krizës. Shumë shtatzëni janë produkt i

dhunës. Me sa duket, “derisa pushteti shoqëror të shpërndahet në mënyrë më të barabartë, derisa roli

gjinor mashkullor të ndahet nga dominimi mbi gratë, derisa të zhvillohen norma që vërtetë e mbështesin

barazinë, mungesën e dhunës, pak gjasa ka të shohim ndryshimin në statistikat e abuzimeve fizike,

emocionale, apo seksuale”. (Stereotipat dhe rolet gjinore, përkthim)

Shpesh shtatzënia ndodh pikërisht për shkak të marrëdhënieve të përdhunshme seksuale.

17.4% e partnerëve zhduken nga marrëdhënia pas shtatzënisë.

Të dhënat e tab. 7 mjaftueshëm tregojnë se shtatzënia ndodh në marrëdhëniet e dhunshme,

në bashkëjetesë të brishtë, martesë pa kurorë, mardhëniet jashtëmartesore, lidhjet dashurore,

etj. Në të gjitha rastet, marrja e përgjegjësisë së shtatzënisë nga partneri është problematike.

8.7% e partnerëve që bashkëjetojnë zhduken kur mësojnë për shtatzëninë. 4.3% këshillojnë

abortin. 1/6 i rezistojnë pranimit të atësisë. Vetëm 6.5 % e partnerëve pa kurorë e pranojnë

shtatzëninë duke ndihmuar që fëmija të vijë i qetë në jetë. Të tjerët janë agresivë kërcënojnë,

nuk pranojnë, ose inkurajojnë abortin.

28

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!