14.04.2014 Views

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

SHTATËZANIA NË KRIZË

nënës, dëmtojnë përpjekjet për të zotëruar situatën. Dashuria e mohuar për shtatzënën ndikon

në gatishmërinë e saj për atashim me fëmijën.

“Pashë atë në ëndërr. Më kërkonte të largohesha nga qyteti! E nëse nuk ikja, do të na vriste të dyjave:

edhe mua edhe vajzën. Na kërcënonte më gurë. U zgjova e trembur! Ai nuk më ka pas kërcënuar kurrë me

vrasje! A mos i ka shkuar në mënd tani? Si ta ruaj vajzën? Se ai e bën!”.

E. 19 vjeç

Neglizhimi

Për një pjesë të shtatzënave, neglizhimi nuk është dukuri e re. Ai është pjesë e rritjes dhe

marrëdhënies më partnerin, por neglizhimi i menjëhershëm dhe total i vetes gjatë shtatzënisë ka

shkak dhunën dhe frikën. Neglizhimi, përpos interesave, prek kujdesin për veten dhe higjienën

personale. Pamja dhe era e trupit dëshmojnë vetëneglizhimin total që pason neglizhimin nga të

tjerët e rëndësishëm.

Poshtërimi

Poshtërimi raportohet dendur prej shtatzënave të braktisura. Ai vjen si nga familja e

origjinës, nga partneri ashtu edhe nga të tjerët përreth duke marrë shpesh përmasa të

marxhinalizimit social.

“Nuk shkoj dot më në lagje. Atje të gjithë e dinë punën time dhe nuk më flasin. Asnjë njeri s’më

flet. Madje djemtë e dajës më kanë kërcënuar se nëse më shohin prapë në lagje..., do të më zhdukin! I

kam turpëruar të gjithë, më thonë. Edhe mua më vjen shumë turp për çfarë kam bërë...”

S.18 vjeç

Poshtërimi ndikon drejtpërdrejt në shëndetin mendor të shtatzënës. Përjetimi i poshtërimit

prej njerëzve të rëndësishëm ngacmon emocionet negative, bën të bllokohet dopamina në

hipotalamus, gjë që pengon racionalitetin në marrjen e vendimeve.

Si pasojë e ushtrimit të dhunës fizike, emocionale dhe psikologjike tek shtatzënat në

krizë, gjatë shërbimit vërehen karakteristika të individit të traumatizuar dhe depresuar:

25

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!