14.04.2014 Views

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

Bethany CS Studim - Milika Dhamo

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

SHTATËZANIA NË KRIZË

MBI SHËRBIMET SOCIALE TË BETHANY

Shërbimet Sociale të Bethany (të njohura më parë si Bethany Christian Services) erdhën

në Shqipëri në kohën kur kulmonin nevojat për shërbime ndaj fëmijëve dhe familjeve në

krizë. Bethany në vitet 1991-1993 ndihmoi të zgjidhen disa nga problemet më emergjente të

spitaleve pediatrike dhe materniteteve në disa rrethe të vendit si dhe të dërgoheshin shumë

fëmijë për trajtim të specializuar mjekësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bethany është nga të parat organizata ndërkombëtare që vendosi në Shqipëri përfaqësinë

e saj që në vitin 1993 me synim jo vetëm dhënien e ndihmës emergjente për fëmijët, por

edhe zhvillimin afatgjatë të shërbimeve sociale në vend. Paralelisht me zhvillimin e modeleve

holistike të shërbimeve për fëmijën dhe familjen, Bethany ndihmoi të zhvillohet legjislacioni

në fushën e shërbimeve sociale duke punuar në partneritet me qeverinë shqiptare. Ajo

ndihmoi profesionalisht dhe financiarisht Universitetin e Tiranës të çelë degën e punës sociale

ku filluan të përgatiten kontingjentet e para të punonjësve socialë në Shqipëri.

Sot Bethany zhvillon programe profesionale sociale, psikologjike, mjekësore dhe

edukative në shtëpinë e foshnjës “Hannah dhe Rozafa”, Sauk, në klinikën “Bethany” Tiranë,

në shkollën “Bajram Curri” Tiranë, në Maternitetet 1 dhe 2 Tiranë, në klinikën “Allabashi”

Korcë, në Institutin e Trajnimeve të Avancuara të Bethany, Sauk dhe në Koloni, Gjakovë.

Çdo muaj punonjësit socialë, psikologët, mjekët dhe trajnuesit e Bethany zhvillojnë me qindra

seanca shërbimi për fëmijët, nënat, të rinjtë dhe familjet në nevojë.

Në punën e saj, Bethany mbështetet nga donatorë, komunitete, familje, vullnetarë dhe

organizata të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Bethany është partnere besnike për shumë

organizata e struktura qeveritare dhe joqeveritare në zhvillimin e modeleve të qëndrueshme

të ndihmës për njerëzit në nevojë, që synojnë sa parandalimin dhe trajtimin e problemeve

sociale, psikologjike dhe mjekësore, aq edhe advokatësinë për të drejtat e nënës dhe fëmijës.

5

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!