08.01.2015 Views

udhezues edukata 1.indd - Albas

udhezues edukata 1.indd - Albas

udhezues edukata 1.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 1”

Ndërtimi i njohurive. Punë e drejtuar, pyetje-përgjigje

Sot ne do të njihemi me nevojat dhe dëshirat tona, por fillimisht do të shohim në figura se cilat janë

dëshirat e dy miqve tanë, Jonës dhe Erit.

Nevojat e Jonës. Nxënësit flasin me radhë.

Jona ka nevojë: të ushqehet, të flejë, të vishet, të mësojë, ka nevojë për përqafimet e gjyshit të saj.

- Si mendoni ju, a do të ishte Jona e lumtur po të mos i kishte të gjitha këto Pse

- A keni ju të njëjtat nevoja si Jona

Ne zbuluam nevojat e Jonës. Tani do të zbulojmë dëshirat e Erit.

1. Eri ka dëshirë të luajë me makinë.

2. Të luajë me kompjuter.

3. Të dëgjojë një përrallë para se të flejë.

4. Të flasë në telefon me Jonën.

5. Të luajë me shilarës dhe me qenin e tij.

- Si mendoni ju, a i plotësohen Erit çdo ditë dëshirat e tij

- Po dëshirat tuaja, a janë të njëjta me ato të Erit Nëse jo, pse janë të ndryshme

Mësuesi/ja sqaron nxënësit: Nevojat janë të domosdoshme, kurse dëshirat nuk janë të domosdoshme.

Njerëzit kanë dëshira të ndryshme, të cilat iu plotësohen ose jo.

Përforcimi: Ndërtimi i trenit të dëshirave

Nxënësit ndahen në gjashtë grupe me nga gjashtë nxënës. Mësuesi/ja ka përgatitur lokomotivat dhe iu

kërkon nxënësve t’i vënë një emër trenit të tyre, të cilin e shkruajnë te lokomotiva.

Çdo nxënës do të vizatojë një dëshirë, të cilën do ta vendosë te treni i grupit të tij.

Treni i dëshirave mund të ndërtohet me figurat e monopatinës, topi i futbollit, një qen, një kukull twinks, playstation etj.

* Kjo orë mësimi do të vazhdojë dhe orën tjetër.

Detyrë shtëpie. Pyesni prindërit në shtëpi se çfarë dëshirash kanë ata.

Tema 5. Rritemi të lumtur (ora II)

Ora e mësimit vazhdon me trenin e nevojave.

Hapi I. Mësuesi/ja i orienton nxënësit të ndarë në grupe të vazhdojnë punën, por tani me trenin e nevojave.

Në secilin vagon nxënësit shprehin me vizatim një nevojë dhe më pas të shkruajnë emrin e tyre.

Hapi II. Pasi realizohet detyra, mësuesi/ja i orienton nxënësit të zgjedhin një shok ose shoqe që do të

prezantojë punën e grupit, por ata kanë të drejtë të shtojnë diçka për atë që kanë vizatuar.

Mësuesi/ja i orienton nxënësit të dëgjojnë me vëmendje dëshirat dhe nevojat që ata kanë shprehur në

trenat e tyre. Në rastet kur kapen gabime, mësuesi/ja shkëput vagonin dhe e ngjit në trenin e duhur. Pasi të

mbarojnë një veprimtari të tillë, nxënësit duhet të arrijnë në përfundimin se trenat e nevojave janë pak a shumë

të ngjashëm, kurse trenat e dëshirave janë të ndryshëm, sepse të ndryshme janë dhe dëshirat e tyre.

Gjithashtu mësuesi/ja mund të orientojë nxënësit të dallojnë një dëshirë, e cila ishte tejet e veçantë që e

kishte shprehur vetëm një nxënës i klasës. Grupi fitues shpallet grupi që ka punuar saktë dhe shpejt.

Treni i nevojave mund të plotësohet me figurat: duke larë dhëmbët, duke pirë ujë, duke mësuar, duke u

përqafuar nga prindërit etj.

14

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!