08.01.2015 Views

udhezues edukata 1.indd - Albas

udhezues edukata 1.indd - Albas

udhezues edukata 1.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 1”

KAPITULLI V

SIGURIA DHE MBROJTJA

Tema 1. Në rrugë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të tregojë 2-3 rregulla të ecjes në rrugë.

• Të dallojë shenjat e semaforit.

• Të luajë lojën e semaforit.

• Të diskutojë mbi rëndësinë e respektimit të rregullave të ecjes në rrugë

bazuar në përvojën e tij/saj.

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

semafor, shenja, rregull, ndalo, kujdes, kalo.

teksti i nxënësit, tabelë me shenjat e semaforit.

të treguarit, të diskutuarit, të dalluarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Imagjinatë e drejtuar

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Veprimtari e drejtuar, diskutim

Lojë

Zhvillimi

i mësimit

Parashikimi: Imagjinatë e drejtuar

Imagjinoni se jetoni në një qytet ku ka shumë motorë, makina, biçikleta. Në rrugët e qytetit nuk ka

semaforë, policë trafiku. Makinat ecin shpejt, njerëzit e kanë të vështirë të dalin në rrugë.

- Si mund ta vazhdojmë përshkrimin e qytetit.

- Si mund ta quajmë një qytet të tillë

Qyteti i makinave të çmendura. Qyteti pa semaforë.

- Ç`do të ndodhte në këtë qytet (Aksidente, përplasje makinash, trafik.)

- Po qyteti ynë a ngjan me qytetin që imagjinuam Pse nuk ngjan

- Çfarë keni vënë re në rrugë (Ka semaforë, policë, trotuare, vija të bardha.)

Të gjitha këto ne do t’i shohim në figurat e tekstit.

Lexohet rubrika “Çfarë do të mësoj”.

Ndërtimi i njohurive: Veprimtari e drejtuar, diskutim

Në figurën e parë Eri dhe Jona na tregojnë drejtimet e lëvizjes së makinave në rrugë. Një rrugë mund të

ketë dy kalime, por edhe më shumë, si në rastin e autostradave. Rregulluesi kryesor i lëvizjes së makinave

në rrugë është semafori.

Mësuesi/ja i pyet nxënësit nëse iu kujtohet poezia për semaforin “Semafori flet me sy”.

Nxënësit diskutojnë për figurat dhe rregullat e ecjes në rrugë.

- Unë e kaloj rrugën kur më thotë semafori.

- Unë eci në vijat e bardha.

38

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!