08.01.2015 Views

udhezues edukata 1.indd - Albas

udhezues edukata 1.indd - Albas

udhezues edukata 1.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 1”

Tema 5. Të ndihmojmë njëri-tjetrin

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të tregojë ndihmën ndaj të tjerëve.

• Të hartojë një listë situatash ndihme.

• Të përcaktojë vlerën e ndihmës.

Fjalë kyç:

Mjetet:

ndihmë, punojmë, gatishmëri.

teksti, përralla “Luani dhe miu”.

Aftësitë: të treguarit, të hartuarit, të përcaktuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Dëgjim i drejtuar

Ndërtimi i njohurive

Bashkëbisedim

Përforcimi

Punë në dyshe

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Dëgjim i drejtuar

Nxënësve u lexohet përralla “Luani dhe miu”.

Mësuesi/ja drejton pyetjet:

- Cili kishte nevojë për ndihmë

- Cili e ndihmoi

- A e ndihmon edhe i vogli të madhin

- Po ju, a i keni ndihmuar të tjerët - Tregoni si i keni ndihmuar ata.

Ndërtimi i njohurive: Bashkëbisedim

Hapet teksti në faqen 32. Lexohet nga nxënësit:

Kur ndihmojmë njëri-tjetrin, puna mbaron më shpejt.

Kjo fjali ilustrohet me shembujt e tekstit:

1. Fëmijët ndihmojnë në transportimin e tullave.

2. Së bashku ndihmojmë në larjen e makinës.

3. Së bashku ngremë kutinë e rëndë.

Duke parë figurat e tekstit nxënësit listojnë situatat ndihmëse.

1. Djali ndihmon babanë në ndërtimin e një kolibeje.

2. Djali ndihmon vajzën për të mbushur shportën me kërpudha.

3. Djali ndihmon nënën në gatim.

4. Djali ndihmon vajzën në tërheqjen e një karroceje.

Paraqitet në etiketë të zmadhuar mesazhi: “Të ndihmojmë njëri-tjetrin, kur është e nevojshme”.

28

Përforcimi: Punë në dyshe

Ndahet klasa në grupe dyshe. Secili i thotë njëri-tjetrin se çfarë ndihme kërkon nga shoku apo shoqja.

- Të pastrojnë bankën ku rrinë.

- Të mbështjellë fletoren.

- Të rregullojë mjetet mësimore.

- Të zgjidhë situatën problemore që e ka të vështirë etj.

Dëgjohen disa çifte nxënësish.

Detyrë shtëpie. Shkruajeni mesazhin në fletore.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!