29.11.2014 Views

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

jetë në kundërshtim me shfrytëzimin normal të veprës dhe të mos shkelen në mënyrë të paarsyeshme

interesat e ligjshme të autorit.

3. Në rastet kur shfrytëzimi i veprave lejohet sipas dispozitave të këtij neni, duhet patjetër të shënohet

emri i autorit dhe burimi, përveç kur kjo është objektivisht e pamundur ose kur shprehimisht e

përjashton ky ligj.

Neni 42

Shfrytëzimi i lirshëm dhe zbatimi i procedurave zyrtare

Është i lirshëm shfrytëzimi i veprës për nevoja të sigurimit publik ose për rrjedhat e rregullta të veprimit

apo raportimit në procedurat administrative, parlamentare ose gjyqësore, pa qenë e domosdoshme të

shënohet emri i autorit dhe burimi prej nga është marrë vepra.

Neni 43

Mësimdhënia

1. Vetëm për qëllim të ilustrimit të mësimdhënies nëpër shkollat e të gjitha niveleve, ndërsa në suazë

të synimit jokomercional, është i lirshëm:

1.1. interpretimi publik i veprave të publikuara nëse kjo është formë e drejtpërdrejtë e

mësimdhënies në shkollë;

1.2. interpretimi publik i veprave të publikuara në kremtimet shkollore pa pagesë, me kusht që

interpretuesit nuk kompensohen për këtë.

1.3. komunikimi i veprave nga fonogramet dhe videogramet për qëllime të mësimdhënies;

1.4. riprodhimi i pjesëve të shkurta të veprave të publikuara, për qëllime të mësimdhënies së

drejtpërdrejtë ose për provime;

1.5. emetimi i mëtejmë audiovizuel i emisioneve shkollore;

1.6. riprodhimi i emisioneve shkollore audiovizuele në fonograme ose videograme, vetëm për

qëllime të mësimdhënies së drejtpërdrejtë në hapësirat e institucionit shkollor.

Neni 44

Riprodhimi privat dhe vetanak

1. Në kuptim të nenit 38 të këtij ligji, riprodhimi i veprave të publikuara është i lirshëm nëse bëhet deri

në tre ekzemplarë dhe nëse janë përmbushur kushtet sipas paragrafit 2. dhe 3. të këtij neni.

2. Personi fizik mund të riprodhojë lirshëm një vepër:

2.1. në çfarëdo bartësi, nëse këtë e bën për përdorim privat dhe pa interes të drejtpërdrejtë

apo të tërthortë komercial, si dhe nëse ekzemplarët e tillë nuk do t’i shpërndahen apo

komunikohen publikut;

2.2. në letër apo në bartës tjetër të ngjashëm, me përdorim të fotokopjimit ose të një teknike

të ngjashme fotografike;

3. Bibliotekat publike, arkivat publike, muzetë dhe institucionet arsimore apo shkencore, mund të

riprodhojnë lirshëm veprën në çfarëdo bartësi lëndor, nëse riprodhimin e bëjnë nga ekzemplari që

zotërojnë dhe pa interes komercial të drejtpërdrejtë apo të tërthortë;

4. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafëve 1., 2. dhe 3. të këtij neni, nuk lejohet riprodhimi i veprës së

shkruar në vëllim të plotë të librit, partiturave muzikore, bazës elektronike të të dhënave, programeve

15

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!