29.11.2014 Views

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

1.8. Publik - një numër më i madh njerëzish të cilët janë jashtë rrethit të zakonshëm të

familjes apo jashtë rrethit të njerëzve që njihen personalisht;

1.9. Botim - kur një numër i mjaftueshëm i kopjeve të një vepre të mbrojtur me të drejtën e

autorit, apo një objekt të të drejtave të përafërta, i është ofruar publikut, ose është vënë në

qarkullim me pëlqimin e bartësit të të drejtës.

1.10. Videogram - incizim i veprës audiovizuele apo i sekuencave të fotografive me apo pa zë

shoqërues dhe fiksimi i tyre, në bartës të fotografisë ose të fotografisë dhe zërit.

1.11. Vepër audiovizuele - janë: filmat kinematografikë, televizivë dhe vizatimorë, filmat e

shkurtër videomuzikorë, filmat reklamues, filmat dokumentarë si dhe veprat tjera audiovizuele,

të shprehura në formë të vargut të pamjeve lëvizëse të ndërlidhura, të shoqëruara me zë apo

pa të, pavarësisht nga lloji i mbajtësit lëndor ku janë të fiksuara.

1.12. Programet kompjuterike - janë programet e shprehura në çfarëdo forme kompjuterike,

duke përfshirë edhe materialin e disejnuar të përgatitur për krijimin e tyre.

1.13. Interpretues - janë aktorët, këngëtarët, muzikantët, vallëzuesit dhe personat e tjerë, që

me anë të aktrimit, këndimit, gjuhës së gjesteve apo të lëvizjeve, recitimit apo ndonjë mënyre

tjetër interpretojnë vepra të autorit ose shprehje të folklorit, pastaj regjisori i shfaqjes teatrore,

dirigjenti i orkestrës, dirigjenti i korit, mjeshtri i tonit dhe artistët e cirkut e të varietesë.

1.14. Prodhues i fonogramit - personi fizik apo juridik i cili me iniciativën dhe përgjegjësinë e

vet bën i pari fiksimin e tingujve të ndonjë interpretimi ose të tingujve të tjerë si dhe shprehjeve

tjera zanore. Konsiderohet se është prodhues i fonogramit të caktuar personi, emri i të cilit,

firma, pseudonimi apo marka është e shënuar në mënyrë të zakonshme si e tillë në fonogram

ose është treguar me rastin e publikimit të fonogramit, derisa nuk provohet ndryshe.

1.15. Fonogrami - fiksim i tingujve të ndonjë interpretimi ose të tingujve apo

shprehjeve të tjera zanore, përveç në formën e fiksimit që është inkorporuar në veprën

audiovizuele.

1.16. Fiksimi - vendosja e tingujve ose e shprehjeve zanore në bartës nga i cili mund të

dëgjohen, reprodukohen ose komunikohen përmes ndonjë pajisjeje.

1.17. Producent i filmit - personi fizik apo juridik i cili, me iniciativën dhe nën përgjegjësinë e

vet, e fikson i pari një vepër audiovizuele në videogram. Konsiderohet se producent i filmit

është personi emri i të cilit, firma ose marka në mënyrë të zakonshme është shënuar në

videogram si i tillë ose është treguar me rastin e publikimit të videogramit, derisa nuk provohet

ndryshe.

1.18. Baza e të dhënave - koleksion i veprave të mëvetësishme, të të dhënave dhe

materialeve tjera të çfarëdo forme, të rregulluara në mënyrë sistematike ose metodike që kanë

qasje veç e veç nëpërmjet mjeteve elektronike apo mjeteve tjera, me ç’rast marrja, verifikimi

apo paraqitja e përmbajtjeve të saj nga ana kualitative dhe kuantitative si dhe kualitative ose

kuantitative kërkon investim thelbësor.

1.19. Prodhues i bazës së të dhënave - personi fizik apo juridik i cili me iniciativën dhe nën

përgjegjësinë e vet bën i pari investim thelbësor në kuptim të nën-paragrafit 1. të këtij paragrafi.

Konsiderohet se prodhues i bazës së caktuar të të dhënave është personi, emri i të cilit, firma,

pseudonimi apo marka është shënuar në mënyrë të zakonshme në atë bazë të dhënash ose

është treguar me rastin e publikimit të asaj baze, derisa nuk provohet ndryshe.

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!