29.11.2014 Views

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

programet kompjuterike, siç janë ato për patentën, markën e prodhimit, mbrojtjen e gjysmëpërçuesve,

mbrojtjen nga konkurrenca jolojale, sekretin zyrtar, si dhe të drejtës së detyrimeve.

Neni 126

Vepra e autorit nga marrëdhënia e punës

1. Kur vepra e autorit krijohet nga i punësuari gjatë marrëdhënies së punës, duke përmbushur detyrat e

veta të punës ose sipas udhëzimeve të punëdhënësit, konsiderohet se të drejtat pasurore dhe të drejtat

tjera të autorit i janë kaluar ekskluzivisht dhe pakufizime punëdhënësit, për një periudhë dhjetëvjeçare

që nga përfundimi i veprës, nëse me kontratën e punësimit apo me një akt tjetër të shkruar me

punëdhënësin nuk është parashikuar ndryshe.

2. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni, të drejtat do t’i kthehen autorit të punësuar

para mbarimit të afatit të tillë, në rast të vdekjes së punëdhënësit, përkatësisht në rast të likuidimit të

punëdhënësit si person juridik.

3. Nëse punëdhënësi fare nuk i shfrytëzon të drejtat pasurore mbi atë vepër, ose i shfrytëzon në masë

të papërfillshme, autori i punësuar ka të drejtë të kërkojë nga punëdhënësi që ky t’ia kalojë ato të drejta

kundrejt kompensimit të shpenzimeve.

4. Nëse nuk është kontraktuar ndryshe në mes autorit dhe punëdhënësit, i punësuari si autor i veprës

gëzon të drejtën të kërkojë nga punëdhënësi kompensim shtesë, nëse paga e tij është në

shpërpjesëtim të dukshëm me fitimet apo kursimet e realizuara në saje të shfrytëzimit të veprës.

Neni 127

Pavarësisht nga dispozitat tjera të këtij ligji autori i veprës ruan të drejtën ekskluzive për të përfshirë

veprën e vet në koleksion të veprave të zgjedhura të tij ose në koleksion të të gjitha veprave të tij.

Neni 128

Të drejtat pasurore dhe të drejtat tjera të autorit që kanë të bëjnë me bazën e të dhënave ose me

veprën kolektive të krijuar gjatë marrëdhënies së punës konsiderohen se i janë kaluar punëdhënësit

ekskluzivisht dhe pa kufizime, nëse me kontratë nuk parashihet ndryshe

Neni 129

Veprat e krijuara gjatë shkollimit

Institucionet arsimore kanë të drejtë që vepra të plota të autorëve ose pjesë të veprave të nxënësve

apo studentëve të vet t’i përfshijnë në koleksione veprash shkollore të nxënësve apo studentëve të vet,

si dhe këto koleksione t’i reprodukojnë dhe shpërndajnë.

KREU IX

TË DREJTAT E PËRAFËRTA ME TË DREJTËN E AUTORIT

1. Interpretuesit kanë të drejtë ekskluzive:

NËNKREU A

TË DREJTAT E INTERPRETUESVE

Neni 130

Të drejtat morale të interpretuesve

1.1. që emri, pseudonimi apo shenja e tyre të tregohet me rastin e shfrytëzimit të interpretimit

të tyre;

34

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!