29.11.2014 Views

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2.2. të drejtën e shpërndarjes;

2.3. të drejtën e qiradhënies;

3. Shfrytëzimi i veprës në formë jolëndore përfshin në veçanti të drejtat ekskluzive të autorit si në vijim:

3.1. të drejtën e interpretimit publik;

3.2. të drejtën e shfrytëzimit nga “Shërbyesit medial audiovizual”;

3.3. të drejtën e komunikimit publik me anë të fonogrameve dhe videogrameve;

3.4. të drejtën e shfaqjes publike;

3.5. të drejtën e vënies së veprës në dispozicion të publikut.

4. Shfrytëzimi i veprës në formën e modifikuar përfshin në veçanti të drejtat ekskluzive si në vijim:

4.1. të drejtën e përpunimit;

4.2. të drejtën e përshtatjes audiovizuele.

NËNKREU F

SHFRYTËZIMI I VEPRËS NË FORMËN LËNDORE

Neni 23

E drejta e riprodhimit

1. E drejta e riprodhimit është e drejtë ekskluzive e autorit që të lejojë apo ndalojë fiksimin e veprës së

tij ose të ekzemplarit të veprës në mbajtës lëndor, të bërë drejtpërdrejt apo tërthorazi, përkohshëm apo

përhershëm, në çfarëdo mënyrë apo formë, në tërësi apo pjesërisht dhe pavarësisht nga numri i

ekzemplarëve.

2. Vepra është e reprodukuar kur bëhet përmes shumëzimit grafik, riprodhimit tredimensional, shkrirjes,

fotografimit, fiksimit audio ose video, regjistrimit elektronik.

3. Ndërtimi i objektit arkitekturor sipas projektit konsiderohet akt reprodukimi.

Neni 24

E drejta e shpërndarjes

1. E drejta e shpërndarjes është e drejtë ekskluzive e autorit për ta autorizuar apo ndaluar vënien në

qarkullim të veprës origjinale apo kopjet e veprës së tij përmes shitjes apo ndonjë forme tjetër të bartjes

së pronësisë, përfshirë ofrimin e tyre publikut për qëllim të tillë.

2. Me shitjen e parë ose bartjen në formë tjetër të pronësisë për origjinalin apo kopjen e veprës, të bërë

nga autori ose me pëlqimin e tij, e drejta e shpërndarjes për atë origjinal apo kopje të veprës shteret për

territorin e Republikës së Kosovës.

Neni 25

E drejta e qiradhënies

1. E drejta e qiradhënies është e drejtë ekskluzive e autorit ta lejojë apo ta ndalojë që origjinali apo

ekzemplarët e veprës së tij të jepen në shfrytëzim për afat të caktuar, përmes përfitimit të drejtpërdrejtë

apo të tërthortë pasuror.

9

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!