29.11.2014 Views

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

materialeve tjera të rregulluara, të sistematizuara në mënyrë metodike e që qasen veç e veç me mjete

elektronike apo me mjete të tjera.

3. Mbrojtja sipas këtij neni nuk zbatohet ndaj programeve kompjuterike të përdorura për bërjen apo

funksionimin e bazës elektronike të të dhënave përveç nëse janë krijime origjinale.

4. Me ngërthimin e veprave ekzistuese në koleksion nuk mund të shkelen të drejtat e autorëve të

këtyre veprave autoriale. Me ngërthimin në koleksion, materiali ekzistues nuk bëhet vepër e mbrojtur.

Neni 12

Krijimet pa mbrojtje

1. Mbrojtja juridike e të drejtave të autorit nuk përfshin:

1.1. idetë, parimet, udhëzimet, procedurat, zbulimet ose konceptet matematikore si të tilla.

1.2. ligjet, aktet nënligjore dhe rregullativat tjera.

1.3. materialet zyrtare dhe botimet e organeve parlamentare, qeveritare dhe të organizatave

tjera që kryejnë funksione publike.

1.4. përkthimet zyrtare të rregullativave dhe materialeve tjera zyrtare, si dhe të marrëveshjeve

ndërkombëtare dhe instrumenteve tjera.

1.5. parashtresat dhe aktet tjera në procedurat administrative ose gjyqësore.

1.6. materialet zyrtare të botuara për informim të publikut.

1.7. shprehjet folklorike.

1.8. lajmet e ditës dhe informacionet e ndryshme që kanë karakter të raportimeve të rëndomta

të mediave.

Autor është personi fizik i cili e ka krijuar veprën.

NËNKREU C

AUTORI

Neni 13

Personi fizik

Neni 14

Supozimi i autorësisë

1. Personi, emri, përkatësisht firma, pseudonimi apo shenja e të cilit është shënuar në ekzemplarin e

veprës ose është theksuar me rastin e publikimit të veprës, supozohet që është autor i veprës,

respektivisht bartës i të drejtës, përderisa nuk provohet e kundërta.

2. Të drejtat e autorit në veprat e publikuara me pseudonim apo shenjë, autori i të cilave është anonim,

supozohet se është i autorizuar t’i realizojë botuesi, përderisa nuk zbulohet identiteti i autorit. Nëse

edhe botuesi mbetet anonim supozohet se të drejtat e njëjta është i autorizuar t’i realizojë personi që ka

bërë publikimin e veprës.

3. Paragrafi 2. i këtij neni pushon së zbatuari, nëse provohet identiteti i autorit.

4. Bartësi i të drejtës sipas paragrafit 2. të këtij neni, duhet t’ia përcjellë autorit përfitimet e dala nga të

6

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!