29.11.2014 Views

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Neni 71

Marrëdhënia e të drejtës së autorit me të drejtën e pronësisë

1. E drejta e autorit është e pavarur nga e drejta e pronësisë mbi sendin ku është e përfshirë vepra e

autorit, nëse me këtë ligj nuk parashihet ndryshe.

2. Kalimi veç e veç i të drejtave pasurore të autorit dhe të drejtave tjera mbi veprën e autorit nuk ndikon

në të drejtën e pronësisë mbi sendin ku është përfshirë vepra e autorit, nëse në këtë ligj apo me

kontratë nuk parashikohet ndryshe.

3. Kalimi juridik i sendit ku është e përfshirë vepra e autorit nuk ndikon në të drejtat e veçanta pasurore

dhe të drejtat e tjera të autorit mbi atë vepër, nëse me këtë ligj apo me kontratë nuk parashikohet

ndryshe.

Neni 72

Në pasurinë e përbashkët të bashkëshortëve bien vetëm përfitimet pasurore që dalin nga shfrytëzimi i

të drejtës së autorit.

Neni 73

Pronari i veprës së ndërtuar arkitekturore mund ta përpunojë lirshëm atë vepër.

Neni 74

1. Pronari që synon ta asgjësojë origjinalin e veprës së autorit dhe kur ka bazë të supozojë se autori ka

interes të arsyeshëm në ruajtjen e origjinalit nuk mund ta asgjësojë origjinalin e këtillë para se t’ia ketë

ofruar atë autorit. Pronari nuk mund të kërkojë më tepër se që është vlera reale e materialit.

2. Nëse është e pamundur të kthehet origjinali, pronari mund ta asgjësojë atë, por duhet t’ia mundësojë

autorit bërjen e kopjes së veprës në shpenzime të autorit.

3. Pronari i veprës së ndërtuar arkitekturore mund ta asgjësojë atë vepër, por autori ka të drejtën ta

fotografojë dhe të kërkojë t’i dorëzohen kopjet e planeve në shpenzime të veta.

4. Dispozitat e këtij neni nuk ndikojnë në mbrojtjen e veprës sipas dispozitave të Ligjit për Trashëgiminë

Kulturore.

Neni 75

Kontrata për të drejtat e autorit

1. Autori mund t’ia kalojë personit tjetër të drejtat pasurore për shfrytëzim të veprës së tij, përmes

lidhjes së kontratës apo veprimit tjetër juridik, përveç nëse nuk parashihet ndryshe me këtë ligj.

2. Kontrata e të drejtës së autorit përmban në veçanti: emrat e palëve kontraktuese, titullin, përkatësisht

identifikimin e veprës që është si objekt i kontratës, të drejtat, përkatësisht format e shfrytëzimit që janë

objekt i kalimit, format e kompensimit të autorit, kufizimet eventuale të përmbajtjes, kufizimet e

mundshme në shtrirje territoriale, kohëzgjatjen.

3. Ndaj kontratës së të drejtës së autorit zbatohen dispozitat e të drejtës së detyrimeve, përveç nëse

nuk është paraparë ndryshe me këtë ligj.

Neni 76

Vëllimi i kalimit të të drejtave

21

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!