29.11.2014 Views

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

3. Paragrafët e mësipërm të këtij neni nuk zbatohen:

3.1. nëse bartësi i të drejtës, vullnetarisht ose sipas kontratës, i ka vënë shfrytëzuesit në

dispozicion mjetet për të shfrytëzuar kufizimet e të drejtave të këtilla, në masë të kënaqshme

dhe të domosdoshme;

3.2. ndaj masave teknologjike të zbatuara gjatë përmbushjes së detyrimeve të titullarëve të

të drejtave nga paragrafët e mësipërm të këtij neni;

3.3. ndaj veprave të vëna në dispozicion të publikut sipas kushteve të kontraktuara, në

mënyrën që pjesëtarëve të publikut u është bërë e mundur qasja nga vendi dhe në kohën

që ata e zgjedhin individualisht.

KREU V

KUFIZIMET E KOHËZGJATJES TË SË DREJTËS SË AUTORIT

Neni 61

Afati i kohëzgjatjes

1. E drejta e autorit zgjat gjatë gjithë jetës së autorit dhe shtatëdhjetë (70) vjet pas vdekjes së tij.

2. E drejta e autorit në veprat anonime dhe me pseudonim do të vazhdojë për shtatëdhjetë (70) vjet

pas zbulimit të ligjshëm të veprës. Kur pseudonimi nuk lë dyshim në lidhje me identitetin e autorit, ose

nëse autori zbulon identitetin e tij gjatë periudhës shtatëdhjetë (70) vjeçare pas zbulimit të ligjshëm të

veprës, e drejta e autorit do të vazhdojë në përputhje me dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni.

3. E drejta e autorit në veprën e bashkautorëve do të zgjasë për shtatëdhjetë (70) vjet nga data e

vdekjes së bashkautorit të fundit që ka jetuar.

4. E drejta e autorit në veprat kolektive zgjat për shtatëdhjetë (70) vjet pas zbulimit të ligjshëm të

veprës, përveç nëse personat fizikë që kanë krijuar veprën janë identifikuar si të tillë në versione të

veprës të cilat i janë zbuluar publikut.

5. Në rast të identifikimit të autorëve që përfshihen në vepra të tilla, aplikohen dispozitat e paragrafit 1.

dhe 3. të këtij neni.

6. Kur afati nuk rrjedh që nga vdekja e autorit, ndërsa vepra nuk ka qenë ligjshëm e publikuar, e drejta

e autorit zgjat shtatëdhjetë (70) vjet nga vdekja e tij.

7. Kur afati i mbrojtjes llogaritet nga dita e zbulimit ose publikimit të ligjshëm të veprës, dhe kur vepra

publikohet në vëllime, pjesë, kapituj, numra apo episode, afati i mbrojtjes vazhdon për secilën artikull, si

të ndarë.

8. Ndryshimet jo qenësore gjatë përzgjedhjes, korrigjimit apo renditjes së përmbajtjes së koleksionit të

veprave nuk e zgjasin afatin e mbrojtjes të së drejtës në koleksion.

9. Afatet nga ky nen llogariten që nga 1 janari i vitit që pason vitin në të cilin ndodh ngjarja e cila është

relevante për fillimin e afatit.

Neni 62

Efekti i mbarimit të afateve

Me mbarimin e afateve të kohëzgjatjes së mbrojtjes, siç përcaktohet në këtë kapitull, vepra e mbrojtur

me të drejtën e autorit kalon në domenin publik dhe është e lirë për t’u shfrytëzuar.

19

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!