29.11.2014 Views

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

apo video, si dhe komunikimi i veprave për publikun, por vetëm në masën e domosdoshme për

demonstrimin e punës së pajisjeve që prodhohen, shiten ose riparohen në hapësira të tilla.

Neni 55

Bazat e të dhënave

1. Shfrytëzuesi i ligjshëm i bazës së publikuar të të dhënave ose i ekzemplarit të saj mundet lirshëm ta

riprodhojë ose të bëjë ndryshime në atë bazë të të dhënave, me kusht që kjo të jetë e nevojshme për

t’iu qasur përmbajtjes së saj dhe shfrytëzimit normal të kësaj përmbajtjeje. Kur shfrytëzuesi është i

autorizuar që të shfrytëzojë vetëm një pjesë të bazës së të dhënave, kjo dispozitë zbatohet vetëm në

lidhje me atë pjesë.

2. Çdo dispozitë kontraktuale në kundërshtim me paragrafin 1. i këtij neni është i pavlefshëm.

Neni 56

Librat e leximit dhe tekstet shkollore

Me pagesë të kompensimit përkatës është i lejueshëm riprodhimi dhe marrja e pjesëve të shkëputura të

veprës së publikuar të autorit, respektivisht i veprave të publikuara veç e veç nga lëmi i arteve

figurative, fotografisë, arkitekturës, arteve aplikative dhe dizajnit industrial, si dhe i kartografisë, në libra

leximi dhe tekste shkollore që përmbajnë vepra të më shumë autorëve dhe që i dedikohen

mësimdhënies në shkolla të të gjitha niveleve.

Neni 57

Komentet e Shërbyesve medial audiovizual dhe artikujt e shtypit

Pas pagesës përkatëse, duhet të jetë e lejueshme riprodhimi nga ana e shtypit, komunikimi publikut

apo vënia në dispozicion të publikut e artikujve të publikuar mbi temat aktuale ekonomike, politike apo

fetare, apo të veprave të transmetuara, ose temave të tjera të karakterit të njëjtë, përveç nëse përdorimi

i tillë është shprehimisht i rezervuar nga bartësi i të drejtës.

Neni 58

Emetimi i veprës nga fonogramet e botuara

I lejohet transmetuesit emetimi i veprave nga fonogramet e botuara, me kusht që, para emetimit, me

Shoqatën kolektive të ketë lidhur kontratë për lartësinë, mënyrën dhe afatin e pagesës së kompensimit.

Neni 59

Institucionet sociale

Me pagesë të kompensimit përkatës, është i lejueshëm riprodhimi dhe emetimi i mëtejmë i emisioneve

të Shërbyesve medial audiovizual në shtëpitë e pleqve, në spitale, burgje dhe institucione të ngjashme

sociale.

Neni 60

Sigurimi i kufizimeve të të drejtave

1. Nëse bartësi i të drejtave zbaton masa teknologjike në kuptim të dispozitave të këtij ligji ai është i

detyruar që përfituesit e kufizimeve të të drejtave nga nenet 42 deri 46 dhe nenit 59 të këtij ligji, me

kërkesën e tij, por jo më vonë se katërmbëdhjetë (14) ditë nga dita e paraqitjes së saj, t’i vërë në

dispozicion mjetet për shfrytëzim të këtyre kufizimeve, por me kusht që ato të përdoren vetëm në

masën e domosdoshme dhe që përfituesi të këtë qasje të ligjshme në veprën e mbrojtur apo në objekt

të të drejtave të përafërta.

2. Nëse bartësi i të drejtave nuk e përmbush detyrimin sipas paragrafit 1. të këtij neni shfrytëzuesi ose

shoqatat e shfrytëzuesve mund t’i drejtohen gjykatës kompetente.

18

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!