29.11.2014 Views

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Neni 19

E drejta në integritet të veprës

Autori ka të drejtë ekskluzive ta kundërshtojë çfarëdo deformimi, apo intervenimi tjetër në veprën e tij, si

dhe çfarëdo shfrytëzimi të veprës së tij, nëse një ndërhyrje e tillë do të mund ta paragjykonte

reputacionin e tij kreativ dhe respektin.

Neni 20

E drejta e pendimit

1. Autori mund ta revokojë të drejtën pasurore që ia ka kaluar tjetrit, nëse për këtë ka arsye serioze

morale, me kusht që bartësit të së drejtës t’ia kompensojë dëmin real të shkaktuar nga revokimi i tillë i

të drejtës.

2. Me rastin e zbatimit të të drejtës së pendimit e drejta pasurore e bartësit të të drejtës shuhet. Ky

zbatim ndodh me pagesën e kompensimit.

3. Bartësi i të drejtës duhet që brenda tre (3) muajve nga dita e paralajmërimit për revokimin e të drejtës

ta njoftojë autorin për masën e dëmit të pësuar nga revokimi i të drejtës. Nëse bartësi i të drejtës nuk

vepron kështu e drejta e pendimit zbatohet me mbarim të afatit.

4. Nëse autori më vonë dëshiron që përsëri të bëjë kalimin e të drejtave lidhur me shfrytëzimin e veprës

së tij, dhe nëse nuk kanë kaluar dhjetë (10) vjet nga përdorimi i të drejtës së pendimit, duhet së pari

dhe në kushte të mëparshme t’ia ofrojë këto të drejta së pari bartësit të mëparshëm të të drejtave.

5. Dispozitat e këtij neni nuk zbatohen për programet kompjuterike, veprat audiovizuele dhe për baza të

të dhënave.

NËNKREU E

TË DREJTAT PASURORE

Neni 21

E drejta e shfrytëzimit dhe format e saj

1. Autori ka të drejtë ekskluzive për shfrytëzimin pasuror të veprës së tij në çfarëdo forme, si dhe t’ia

lejojë apo ndalojë personave të tjerë shfrytëzimin e veprës së tij, nëse me këtë ligj nuk parashihet

ndryshe.

2. Personat tjerë mund të shfrytëzojnë veprën e autorit vetëm në bazë të autorizimit të autorit për

kalimin e të drejtave ekskluzive dhe me kushtet e vendosura prej tij, nëse me këtë ligj nuk parashihet

ndryshe.

3. Për çdo kalim të të drejtës për shfrytëzimin e veprës, autorit i takon kompensimi, nëse me këtë ligj

ose me kontratë nuk parashihet ndryshe.

Neni 22

Shfrytëzimi i veprës

1. Vepra e autorit mund të shfrytëzohet në formë lëndore, jolëndore dhe të modifikuar.

2. Shfrytëzimi i veprës në formën lëndore përfshin në veçanti të drejtat ekskluzive të autorit si në vijim:

2.1. të drejtën e riprodhimit;

8

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!