29.11.2014 Views

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

drejtat e autorit, nëse nuk është paraparë ndryshe me kontratë. Të drejtat e fituara nga personat e tretë

mbesin në fuqi.

Neni 15

Bashkautorët

1. Nëse vepra përbën tërësi të pandashme është krijuar në bashkëpunim të dy apo më shumë

personave ata konsiderohen bashkautorë të veprës.

2. E drejta e autorit mbi veprën e bashkautorëve u takon të gjithë bashkautorëve dhe administrohet me

pëlqimin e tyre, nëse nuk parashihet ndryshe me këtë ligj ose me kontratë.

3 Bashkautori nuk mund të kundërshtojë pa ndonjë arsye dhënien e pëlqimit të vet, për publikim ose

shfrytëzim të veprës.

4. Bashkautorët nuk mund t’i administrojnë të drejtat në mënyrë të ndarë, nëse nuk është arritur ndonjë

marrëveshje në mes tyre.

5. Marrëdhëniet e bashkautorëve përkitazi me pjesët e tyre të përfitimit pasuror nga shfrytëzimi i

veprës përcaktohen në përpjesëtim me kontributet e secilit prej tyre në krijimin e veprës, përveç nëse

nuk është paraparë ndryshe me kontratë.

6. Nëse ndonjëri nga bashkautorët heq dorë nga pjesa e tij në përfitimet pasurore shtohen pjesët e

koautorëve të tjerë në përpjesëtim me madhësitë fillestare.

Neni 16

Autorët e veprave të gërshetuara

1. Kur dy a më shumë autorë i bashkojnë veprat e tyre me qëllim të shfrytëzimit të përbashkët ose për

disa forma të shfrytëzimit, secili prej tyre gëzon të drejtën e autorit lidhur me kontributin e vet.

2. Marrëdhëniet midis autorëve të veprave të gërshetuara rregullohen me kontratë.

3. Dispozitat e nenit 15, paragrafëve 3. deri në 6. të këtij ligji, zbatohen në mënyrë analoge mutatis

mutandis, edhe ndaj autorëve të veprave të gërshetuara.

NËNKREU D

TË DREJTAT MORALE

Neni 17

E drejta e publikimit të parë

1. Autori ka të drejtë ekskluzive për të vendosur nëse, kur dhe në çfarë mënyre do të publikohet për

herë të parë vepra e tij.

2. Autori ka të drejtën ekskluzive për t’ia komunikuar publikut apo për t’ia përshkruar përmbajtjen e

veprës së tij përderisa vepra nuk është bërë e ditur me autorizimin e tij.

Neni 18

E drejta e njohjes së autorësisë

1. Autori ka të drejtën ekskluzive të njihet dhe të shënohet si autor i veprës.

2. Autori ka të drejtë të vendosë nëse autorësia e tij duhet të tregohet me emër, pseudonim apo shenjë.

7

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!