22.11.2014 Views

udhezues historia 6-7-8.indd - Albas

udhezues historia 6-7-8.indd - Albas

udhezues historia 6-7-8.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Historia 6-7-8”

34

Mësimi 14

Tema: Shteti në Indi dhe në Kinë

Objektivat : Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të dallojë veçoritë e kulturës dhe shoqërisë indiane e kineze.

• Të tregojë tiparet e përbashkëta midis budizmit dhe konfucianizmit.

• Të krahasojë organizatat shtetërore të Indisë me ato të Kinës.

• Të përcaktojë organizimin shoqëror të Indisë me atë të Egjiptit.

• Të përcaktojë rrugën që ndoqi shteti në Kinë.

• Të gjykojë rreth Murit Kinez e të nxjerrë rezultatet historike.

Mjete:

teksti, pamje nga Muri Kinez.

Koncepte kryesore: raxha, kasta, induizmi, budizmi, dinastia, Muri i Madh Kinez, Brahma, Vishnu.

Metoda ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi

Bashkëbisedim

Realizimi i kuptimit Studim në dyshe

Reflektimi

Diagrami i venit

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Bashkëbisedim.

Mësuesi/ja pyet nxënësit:

- A ju kujtohet në mësimet e mëparshme, kur kemi folur që qytetërimet e para lindën rreth ...

Këtu mësuesi/ja ndërpret fjalinë për t’ua lënë nxënësve të japin përgjigjen.

Nxënësit: Qytetërimet e para lindën rreth luginave lumore.

Mësuesi/ja: Kush m`i tregon këto qytetërime? (P.sh., lugina e Nilit → lindi qytetërimi egjiptian)

Nxënësi: lugina e lumenjve Tigër e Eufrat → lindi qytetërimi mesopotam

lugina e lumit Ind → lindi qytetërimi indian

lugina e lumit Huang-he → lindi qytetërimi kinez

Të tëra këto të shkruhen në dërrasën e zezë, në mënyrë që nxënësi t`i ketë më të qarta këto qytetërime.

Realizimi i kuptimit: Studim në dyshe.

Të mbahet klasa nga dy nxënës. Ky është një moment shumë i rëndësishëm në mënyrën e organizimit të

kësaj ore mësimore. Nxënësit e tjerë dëgjojnë me vëmendje, por mund të japin edhe sugjerime.

Hapi I. Puno: të dy nxënësit lexojnë mësimin e ditës.

Hapi II. Kupto: të dy përpiqen ta kuptojnë atë.

Në këtë rast kuptimi mund të jetë një rikujtim i pjesës që lexon.

Hapi III. - Mësoi tjetrit: një partner merr rolin e mësuesit/es.

Në këtë rast, mësuesi/ja për t’i ardhur në ndihmë nxënësit, që merr rolin e tij, e orienton atë nëpërmjet

realizimit të katër hapave:

1. Përcakto pozitën gjeografike të shtetit në fjalë.

2. Trego formacionet shtetërore. Përgjigju pyetjeve:

a) Si lindi shteti në Indi?

b) Kur u formuan formacionet e para shtetërore (koha)?

c) Kush e drejtonte vendin (si quhej)?

3. Organizimi shoqëror, argumento tiparet e shoqërisë.

4. Besimi fetar.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!