22.11.2014 Views

udhezues historia 6-7-8.indd - Albas

udhezues historia 6-7-8.indd - Albas

udhezues historia 6-7-8.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Historia 6-7-8”

Mësimi 16

Tema: Qytet-shtetet greke dhe kolonitë e tyre

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të tregojë si e përfytyron polisin grek.

• Të shpjegojë ç’kupton me termin koloni.

• Të renditë tri arsyet që çuan në krijimin e kolonive.

• Të argumentojë organizimin e qytet-shteteve greke.

Mjetet:

figura të Akropolit, hartë memece.

Koncepte kryesore: polis, Akropl, mobil, demos, skllav, emigrim, Agora.

Metoda ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi

Parashikimi me terma paraprakë

Realizimi i kuptimit Hartë e mendjes, Strukturë piramidale

Reflektimi

Diskutim

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Parashikimi me terma paraprakë.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasën e zezë katër fjalë:

Athinë---------Akropol--------- Polis ---------Koloni

Nxiten nxënësit me anë të pyetjeve se çfarë lidhjeje mund të kenë këto fjalë me mësimin e ditës.

P.sh.: Athina: A ishte Athina një qytet i rëndësishëm në Greqinë e lashtë?

Akropol: - A e ka vizituar ndonjë prej jush Akropolin?

Polis: - A e dini se çfarë është polisi?

Koloni: - Ç`dini për kolonitë në Greqinë e lashtë?

Nëse ndonjëri prej nxënësve e ka vizituar këtë vend antik, mësuesi/ja nxit me pyetje:

- Çfarë lidhjeje mund të ketë Akropoli me polisin?

- Po kolonitë mund të kenë lidhje me polisin?

Pra, mësuesi/ja mundohet të përcjellë në klasë idetë kryesore të mësimit nëpërmjet pyetjeve.

38

Realizimi i kuptimit: Harta e mendjes, Strukturë piramidale.

Mësuesi/ja në këtë fazë të mësimit përdor Strukturën piramidale. Ai/ajo udhëzon nxënësit ta lexojnë pjesën

e parë të tekstit, ndërkohë realizon në dërrasë të zezë strukturën. Në pjesën e parë, nëse është e mundur,

mësuesi/ja mund të përdorë dhe materiale nga Encarta 2 2008, ku pasqyrohen në strukturë tri dimensione në

organizimin e një qytet-shteti (polisi).

Hapi I.

Polis - qytet-shtet

Pozita gjeografike:

1. Afër detit, por i kufizuar nga pengesa natyrore.

2. Krijuan shumë shtete të vogla.

3. Ishin të pavarur nga njëri-tjetri dhe luftonin kundra tyre.

4. Nuk u bashkuan, por krijuan aleanca.

2

Encarta – Enciklopedi në CD.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!