11.07.2015 Views

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

Klikoni këtu... - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Kushtet e obligueshmëris për kryerjen e haxhit:1) Të jetë i shëndoshë fizikisht, të mos jetë i verbër, i paralizuar dhe i sëmurë apo në moshë në atëshkallë që nuk mund t’i përballojë udhëtimit të haxhit.2) Të mos gjendet ndonjë pengesë që do të pengojë shkuarjen në haxh (siç është gjendja në burg)3) Rruga të jetë e sigurt.4) Femrën ta shoqërojë burri i saj apo mahremi me të cilët e ka të ndaluar martesën. 25) Femrës që i ka vdekur burri apo që është e shkurorëzuar, t’i ketë përfunduar afati i pritjes.Ai i cili plotëson kushtet që i numëruam më lart, menjëherë në stinën e parë i bëhet farz shkuarja nëhaxh.Farzet e haxhitHaxhi ka tre farze:1) Veshja e ihrameve,2) Qëndrimi në Arafat,3) Tavafi zijareti.Llojet e haxhitNga aspekti i kryerjes ka tre lloje të haxhit:1) Haxhi ifrad: haxhi i cili kryhet pa umre.2) Haxhi temettu: realizohet duke i veshur ihramet për haxhin veç dhe për umren veç.3) Haxhi kiran: Kryhet edhe haxhi edhe umreja me një ihram.Ai i cili dëshiron të shkojë në haxh, nga këto tre lloje, cilin dëshiron ai atë e kryen. Duke i çuar nëvend të gjitha rregullat, cilëndo që ta kryejë, e ka realizuar detyrën e haxhit.Në haxhin ifrad therja e kurbanit nuk është vaxhib, ndërsa në haxhin temettu dhe kiran therja ekurbanit është vaxhib.Disa terma në lidhje me haxhinIhrami për personin i cili do ta bëjë haxhin apo umren do të thotë ndalim (haram) nga disa sjelljedhe veprime të caktuara për një afat të caktuar, të cilat në kohë të tjera jashtë haxhit janë të lejuara. Nëihram hyhet duke bërë nijet për haxh apo për umre dhe duke shqiptuar telbijen.Telbije do të thotë, duke qenë me ihrame me zë të këndohet kjo: “Lebbejk, Allahumme lebbejk,lebbejke la sherike leke lebbejk, innel hamde ve’n ni’mete leke ve’l-mulk la sherike lek”. Gratë telbijen ekëndojnë me zë të ulët.Tavaf quhet rotullimi rreth Qabes shtatë herë sipas rregullit që kërkohet.Sa’j quhet ecja mes dy kodrave Safa dhe Merve, të cilat gjenden afër Qabes. Kjo ecje zhvillohetkështu: katër herë nga Safa drejt Merves dhe tri herë nga Merva drejt Safasë, pra gjithsej shtatë ecje.Vakf quhet qëndrimi gjatë kohës haxhit në Arafat dhe Muzdelife për një kohe të caktuar. Qëndriminë Arafat është farz, ndërsa në Muzdelife është vaxhib.Mënyra e kryerjes së haxhitHaxhi ifrad:Personi i cili dëshiron të shkojë në haxh, së pari siguron pasuri hallall për ta kryer këtë detyrë tëshenjtë. Para se të niset në rrugë, po qe se ka borxhe, i paguan ato dhe merr hallallëk me shoqërinë. Aipendohet dhe kërkon falje nga Allahu për t’iu falur mëkatet. Në qoftë se ka ibadete që i kanë mbetur2 Sipas medhhebit shafi, gruaja mund të udhëtojë në haxh pa bashkëshortin apo ndonjërin nga mahremët, nëse është bashkëme së paku dy apo më tepër gra besnike.108

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!